Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Video/ Asnjë i kualifikuar në grupin H, Japonia e Senegali barazojnë

Lapsi.al 24 June 2018
Video/ Asnjë i kualifikuar në grupin H, Japonia e Senegali

Në lojë ishte kualifikimi për Senegalin e Japoninë, por asnjë prej dy skuadrave nuk e merr, duke barazuar 2-2 në "Ekaterinburg Arena". Ekuilibri në lojë përligji faktin që luanin dy kryesueset e grupit, por rrezikon tashmë të ndërtojnë skenarë të paparashikuar edhe në thrillerat më të ethshëm, ku një prej tyre është me të gjitha skuadrat që mbyllin grupin me 4 pikë.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme, por edhe të mos humbje gjithashtu, ndaj skuadrat treguan kujdes edhe kur loja u bë e nxehtë. Senegali kaloi në avantazh në minutën e 12 falë një gabimi të portierit aziatik, që e përplasi topin në këmbët e Mane. Nuk ishte harakiri, sepse në ndeshjen që vlente kualifikimin askush nuk u tërhoq dhe Inui vendosi barazinë në "Ekaterinburg Arena", duke shënuar golin e rëndësishëm në minutën e 34'.

Të dyja formacionet e kishin kuptuar se situata mund të komplikohet kur të përplasen në ndeshjet e fundit me Kolumbinë dhe Poloninë dhe avantazhi i dytë i Senegalit u duk sikur do të vendoste supremacinë e njërës skuadër në fushë. Moussa Ëague ndëshkoi Japoninë në minutën e 71. U tregua i saktë para portës 19 vjecari, duke i dhënë një mundësi të artë afrikanëve të mbyllin cështjen kualifikim.

Por llogaritë nuk ishin bërë me asin nën mëngë të Akira Nishinos: në lojë vetëm prej pak minutash Keisuke Honda, barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 78, duke vendosur edhe ndeshjen dhe duke i lënë me 4 pikë Japoninë e Senegalin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/49/49d7.mp4

https://streamable.com/9eqqf

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/q5/q5V3.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6k/6KBm.mp4

Të këshilluara

Video/ Japonia bën kthesën me Honda

Nuk dorëzohet Japonia dhe kthehet në lojë me golin e Keisuke Hondës, 7 minuta pas avantazhit senegalez. Sulmuesi tregohet i qetë në zhvillimin e aksionit të nis...

18:40

Video/ Senegali i falet golit të Wague

Moussa Wague kalon përsëri në avantazh Senegalin, duke e ndëshkuar Japoninë në minutën e 71. 19 vjecari tregohet i saktë para portës, duke i dhënë një mundësi t...

18:33

Senegal-Japoni, nuk ka fitues pjesa e parë

Përfundon në barazim 1-1 pjesa e parë e sfidës Japoni-Senegal, që po luhet në "Ekaterinburg Arena". Të dyja skuadrat ndajnë kryesimin e Grupit H dhe ekuilibri n...

17:52

Video/ Japonia kthehet me perandor Inuin

Në ndeshjen që vlen kualifikimin në Grupin H askush nuk tërhiqet dhe pas avantazhit të Senegalit, është Inui që vendos barazinë në "Ekaterinburg Arena". Sulmues...

17:41

Video/ Baloy në histori me këtë gol

Felipe Baloy futet në historinë e Panamasë. 37 vjecari shënoi golin e vetëm të panamezëve në humbjen tenistike në minutën e 78 dhe tifozët festojnë si të ishte ...

15:43

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI