Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

VIDEO / Gjermania fiton në frymën e fundit...

Lapsi.al 23 June 2018
VIDEO / Gjermania fiton në frymën e fundit...

Gjermania ka fituar "in extremis" ndaj Suedisë. 2-1 në "Fisht Stadium" në një sfidë që ka mbajtur pezull të gjithë dashamirësit e sportit më të ndjekur në botë. 3 pikët e para për skuadrën e Low në këtë Botëror që e rendisin Gjermaninë në vendin e dytë të Grupit F pas Meksikës kryesuese me 6.

Një pjesë e parë e jashtëzakonshme. Skuadra e Joachim Low ka nisur fortë këtë sfidë duke e dominuar 45' minutat e para, por ka qenë edhe e pafat për të finalizuar në portën e nordikëve. Nga ana tjetër skuadra e trajnerit Andersson ka tentuar të ndëshkojë gjermanët me kundërsulm. Pas një rikuperimi të topit në minutën e 13',  Berg del përballë me Neuer, por pengohet nga Boateng. Kërkojnë penallti suedezët, por arbitri nuk pranoi të konsultohet me VAR. Megjithatë në minutën e 32' pas një pasimi të gabuar të Toni Kross ka qenë Ola Toivonen ai që ka ndëshkuar portierin Manuel Neuer. Loja është ndezur me të dyja skuadrat që kanë vijuar të luftojnë fort, por rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund të pjesës së parë.

45' minutat e dyta nisin me gol për Gjermaninë. Marco Reus barazon shifrat në të 48'. Nuk janë ndalur sigurisht "Panzerat" të cilët janë përqendruar të gjithë në gjysmëfushën e suedezëve, por kanë qenë të pafat për të dyfishuar shifrat. Sikur të mos mjaftonte mungesa e fatit, vjen edhe përjashtimi i mbrojtësit Boateng. Pas kartonit të parë të verdhë të marrë në minutën e 71', lojtari i Bayern Munich ka marrë të dytin në të 82' duke vështirësuar punën e të tijve në minutat e fundit. Por nuk janë ndalur gjermanët dhe pas një goditje shtylle në të e 91' nga Werner, goli i fitores ka ardhur në minutën e 95' nga Toni Kross. Mesfushori i Real Madrid ka qenë heroi i kësaj nate ruse për Gjermaninë, duke bërë të harrohet gabimin që solli golin e suedezëve në pjesën e parë.

Të këshilluara

Grupi F, në fushë zbret Gjermani-Suedi

Nis sfida Gjermani-Suedi në "Fisht Stadium", një impiant me kapacitet 40 mijë persona. Ky takim do të gjykohet nga arbitri polak Szymon Marciniak....

19:58

Meksika e kualifikuar për 45 minuta...

Përfundon pjesa e parë në Rostov me avantazhin e ngushtë 1-0 të Meksikës përballë Koresë së Jugut. Carlos Vela kaloi në avantazh Meksikën nga pika e bardhë, pas...

17:52

Video/ Ka gol për Meksikën

Carlos Vela kalon në avantazh Meksikën nga pika e bardhë. Një gabim i Jang që prek topin me dorë brenda zonës dhe për arbitrin nuk ka dyshim që është 11 metërsh...

17:30

Video/ Belgjika dominuese, Lukaku si Ronaldo

Ashtu si mbylli pjesën e parë, përfundon edhe ndeshjen Belgjika, që kompleton një fitore spektakolare 5-2 kundër Tunizisë, që kthehet në shtëpi me dy humbje në ...

16:19

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI