Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Video/ Belgjika dominuese, Lukaku si Ronaldo

Lapsi.al 23 June 2018
Video/ Belgjika dominuese, Lukaku si Ronaldo

Ashtu si mbylli pjesën e parë, përfundon edhe ndeshjen Belgjika, që kompleton një fitore spektakolare 5-2 kundër Tunizisë, që kthehet në shtëpi me dy humbje në dy sfidat e para. Belgjika është e kualifikuar tashmë në 1/8 e finaleve, por duhet të vendosë kreun e Grupit G me Anglinë në ndeshjen e fundit. Për Tunizinë ishte shansi i fundit për të të qendruar në Rusi dhe afrikanët e cuan dëm, duke bërë një performancë zhgënjyese të ndikuar edhe nga një kundërshtar në formë brilante. Martinez nuk ndryshoi asgjë në krahasim me ndeshjen e parë dhe propozoi treshen ofensive Lukaku-Hazard-Mertens. Kampionët e tij u përgjigjën në fushë: katër gola për Lukakun e Hazard. Nëse ylli i Chelsea shënon dy golat e tij të parë në Botëror, qendërsulmuesi i United fikson dygolëshin e dytë në Rusi, duke barazuar në kuotën e 4 golave Ronaldon. Belgjika konfirmohet një makineri golash me 8 të shënuar dhe dy të pësuar në vetëm dy ndeshje. Michy Batshuayi vulosi fitoren e Djajve të Kuq me golin e minutës së 89, duke i dhënë vetes një lavdi personale në minutat që iu dhanë në dispozicion nga tekniku Martinez, ndërsa goli i ngushëllimit në kohën shtesë për Tunizinë, mban firmën e Ëahbi Khazri që fiksoi shifrat në 5-2. Në Spartak Stadium Belgjika konfirmoi veten si pretendente për trofeun, jo sepse mposhti Tunizinë, por sepse për të dytën ndeshje rradhazi u shfaq e frikshme dhe tani Anglia është e paralajmëruar...

https://www.youtube.com/watch?v=S-8De7nYZCM

Të këshilluara

Video/ Hazard shpartallon Tunizinë

Merr përmasa tani humbja e Tunizisë. Eden Hazard shënon edhe golin e dytë personal dhe të katërtin përballë afrikanëve, që duken të dorëzuar. Fantazisti i Chels...

15:16

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI