"Futbolli është një lojë që luhet për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët", citati i Lineker nuk ka patur asnjëherë më shumë kuptim se në mbrëmjen e Sochit, ku pak sekonda e ndanë Gjermaninë nga eleminimi i turpshëm që në fazën e grupeve. Kampionët e botës u ringritën, atëherë kur ishin në një mal me probleme, me një magji të Toni Kross, nga ato që nuk ishin në kohën për të rrëzuar murin e Berlinit, por thyen bllokadën e Suedisë. Nordikët kishin ngritur barrierën e tyre, me pak lojë e shumë spekulime, pas avantazhit të merituar të Toivonen e kur Reus barazoi rezultatin Suedia u fut për një pjesë loje në mbrojtje të 1-1, duke shijuar para kohe "biskotën" që do ndante me Meksikën në ndeshjen e fundit, për të nxjerrë jashtë loje jo një skuadër dosido, por kampionët në fuqi të botës. Por nuk i kishin bërë llogaritë me ata që në Brazil në 2014 ishin në protagonistë, një nga të cilët sigurisht Kroos. Pak sekonda, fare pak, e ndanë Gjermaninë e Low nga turpërimi i eleminimit në grupe, në Botërorin ku vinin me stofin e kampionit. Nuk është çështje thjesht e humbjes në debutim, ashtu si i ka ndodhur kampionëve të botës të paktën në 3 Botërorët e fundit, kjo skuadër ishte shumë e shëmtuar për të qenë e vërtetë. Low e kupton se kampionët e Botës janë të mbytur me probleme e megjithatë nuk hoqën dorë, nuk heqin gati kurrë... Edhe kur duket se gjithcka flet për të kundërtën do të ketë gjithnjë një Kroos të fundit për ta provuar deri në fund. Ashtu si edhe ndodhi. Por për të shkuar larg Low duhet të gjejë çelsin e duhur. të kesh shmangur biskotën mes Suedisë dhe Meksikës është një hap përpara, por nuk mund të mjaftojë. Mallkimi i Grupit F këtë herë u shmang, por edhe për sa....?