Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Kampionët e Botës rrezikojnë eleminimin në grupe

Lapsi.al 23 June 2018
Kampionët e Botës rrezikojnë eleminimin në grupe

Gjermania e Low duhet të ringrihet menjëherë pas humbjes me Meksikën e duhet ta bëjë në Fisht Stadium në Sochi kundër Suedisë. Një tjetër hap fals për gjermanët mund ti kushtojë eleminimin. Ashtu si i ndodhi Francës në 2002, Italisë në 2010 e Spanjës në 2014, edhe Gjermania kampione në fuqi e nisi fushatën për të mbrojtur titullin pa marrë tre pikët. Fitorja e suedezëve 1-0 ndaj Koresë së Jugut i katapuloi ata në krye të grupit bashkë me Meksikën, duke e komplikuar shumë situatën për të besuarit e Joachim Löw.

Statistikat në ekuilibër, por vitet e fundit...!!!

E treta në Grupin F me zero pikë, natyrisht pozicion i pamenduar në fillim, Mannschaft ka nevojë tashmë për një fitore në ndeshjen në Sochi kundër Suedisë nëse mendon të kalojë fazën e grupeve. Cuditërisht precedentët janë pothuaj të barabartë me Gjermaninë fituese 15 herë, 8 barazime e 13 suksese të suedezëve. Vetëm se suksesi i fundit nordik i takon miqësores së 1978, ndërsa në 7 ndeshjet e fundit Gjermania ka marrë 5 fitore e dy barazime.

Reus për Ozil, kritikat e bëjnë teknikun të ndryshojë...

Low ka menduar lëvizje të forta në skuadër, sepse Gjermania e tij nuk luajti në fushë si kampione e botës. Kritikat e marra pas humbjes me Meksikës dhe provës nën ton të fantazistit të Arsenal, Mesut Ozil kanë bërë që tekniku të ndryshojë kurs. Reus është favorit tashmë në një sistem loje të pandryshuar të teknikut, ndërsa edhe Khedira duket i lënë jashtë për Gundogan. Gjithësesi 4-2-3-1 i Gjermanisë nuk do të privohet nga Thomas Müller që synon të forcojë rekordin e tij të golave. Kur vishet me fanellën e Kombëtares lojtari i Bayern ka një rendiment të të gjithë respektit: 28 vjec por me 10 gola të shënuar në Kupën e Botës. Edhe Hector duket favorit për të marrë krahun e majtë.

Suedia e ngadaltë, Gjermania nuk i frikësohet kundërsulmeve...

Suedia luan një futboll shumë difensiv, e nuk është e shpejtë si Meksika në kundërsulm, për më tepër që mungesa e precizionit para portës u evidentua qartë në sfidën debutuese. Kjo do të thotë që 4-4 e cuditshme e 2012 mes dy skuadrave vështirë se përsëritet. Por do të thotë gjithashtu se nëse pëson për nordikët do të jetë problem të kthejë rezultatin. Janne Andersson rigjen pedinën e tij të mbrojtjes Victor Lindelof, që mungoi në ndeshjen e parë se ishte i sëmurë. Mbrojtësi i Manchester United duhet të marrë vendin e Pontus Jansson dhe ky duket se do të jetë ndryshimi i vetëm i nordikëve, në krahasim me debutimin, në 4-4-2 që tekniku do të propozojë në Fisht Stadium.

Të këshilluara

Studimi amerikan/ Çfarë pamje ka Zoti

Në këngën e nominuar për Grammy në vitin 1995 “One of Us”, këngëtarja Joan Osborne bëri një pyetje mijëravjeçare: Nëse Zoti do të kishte një fytyrë, si do të is...

22:23

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI