Flash

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan përballë një sfide të vështirë të dielën

Lapsi.al 22 June 2018
Zgjedhjet në Turqi, Erdogan përballë një sfide të

Rexhep Taip Erdogan ndodhet përballë një sfidë të vështirë këtë të diel, zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, që sipas ndryshimeve kushtetuese zhvillohen në të njëjtën ditë.

Por përballë ka një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin e ardhshëm presidencial. Muharrem Inçe, republikani sekularist po shton mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë nga radhët e popullit dhe jo e kastës politike. Kur shpalli kandidaturën, u shfaq mbi një traktor duke transportuar kashtë.

Ish-mësuesi i fizikës premton se do tu rikthejë turqve demokracinë. Erdogan kryeson sondazhet dhe është në pragun e 50%-shit, ndërsa Inçe me 25% dhe një kandidat i tretë me mbështetje në 12%.

Por Inçe mund ti shkaktojë telashe Erdoganit në raundin e balotazhit, kur pritet të mbledhë rreth vetes gjithë kundërshtarët e tij politikë të presidentit aktual, shkruan TvKlan. Zhvlerësimi i lirës dhe rritja e kostove të jetesës për turqit është një disavantazh i fortë për Erdoganin, i cili pika të forta të platformës ka projektin e zhvillimit infrastrukturor dhe ofensivat ushtarake kundër kurdëve në Siri e Irak.

Për perëndimin pak rëndësi ka se kush fiton të dielën. Analistët thonë se edhe me një lider autoritar si Erdogani, pavarësisht dallimeve të theksuara në parime, mund të bëhet shumë mirë biznes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI