Flash

Trump: Koreja e Veriut ka shkatërruar 4 qendra të testeve balistike

Lapsi.al 22 June 2018
Trump: Koreja e Veriut ka shkatërruar 4 qendra të testeve balistike

Koreja e Veriut ka shkatërruar katër qendra të testeve balistike, duke konfirmuar përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në pas takimit historik javën e kaluar mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Lajmin e bëri të ditur presidenti amerikan.

”Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Ata kanë ndërprerë projektimin e raketave, përfshirë raketa balistike”, u shpreh ai gjatë një takimi të kabinetit.

"Ata kanë shkatërruar tashmë një prej qendrave më të mëdha të testeve. Në fakt janë më shumë se katër qendra testesh që janë shkatërruar. Ky proces do të shoqërohet me një denuklearizim të përgjithshëm, që ka nisur tashmë”, shtoi ai.

Pas një takimi historik mes liderëve më 12 qershor në Singapor, Kim Jong Un u angazhua pro një denuklearizimi të plotë të Gadishullit Korean.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI