Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Sonte në Kalingrad/ Një gjysëm beteje shqiptaro- serbe

Lapsi.al 22 June 2018
Sonte në Kalingrad/ Një gjysëm beteje shqiptaro- serbe

Kur atletet e një futbollisti bëhen debat para një ndeshjeje, normalisht jepen shenja se tregimet për këtë takim janë të mangëta: e kundërta do të ndodhë kur Xherdan Shaqiri do të vrapojë me këto atlete në Kaliningrad. Sulmuesi i Zvicrës do të mbathë një palë këpucè, në të cilat, në thembrën e djathtë, paraqitet flamuri i Kosovës. Ai është vetëm njëri nga lojtarët e kësaj kombëtareje që tregojnë besnikëri dhe ngrenë temperaturat para kësaj ndeshjeje, që dukej se do të jetë kryesorja për të dyja skuadrat qëkurse u tërhoq shorti për Botëror.

“Nëse ai e do Kosovën kaq shumë dhe e vendos flamurin aty, pse ka refuzuar mundësinë për të luajtur për atë skuadër?”, kishte pyetur Aleksandar Mitrovic kur Shaqiri zgjodhi këto atlete – për t'i barazuar gjërat ai vendosi një flamur zviceran në atleten e tij të majtë. Mitrovic kështu solli një paralele duke na treguar mjaft rreth kësaj storje. Çdo justifikim për të hedhur zjarr në benzinë në mes të Kosovës dhe Serbisë - kjo e fundit refuzon ta njohë ish-krahinën e saj si një shtet të pavarur – na dërgon në një ngjarje ku Shaqiri tregonte ndjenjat e tij gjatë një postimi të këtyre dy atleteve në faqen e tij në Instagram, muajin e kaluar. Reagimet online dhe të mediave serbe e quajtën këtë “Provokacija” (provokim) pasi tema e tillë ende është në agjendë – por ai nderoi vendin e tij –një formë zemërimi, por dëshira e Shaqirit, së paku, do të mundë të llogarisë në fuqinë e tij për të fituar nëse urrejtja do të dominojë në fushë.

Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë startuesit e tjerë për Zvicrën, po ashtu kosovarë; të gjitha familjet e tyre janë larguar nga Kosova, për shkak të represionit dhe dhunës që kishte shpërthyer në mes të forcave lokale dhe Serbisë së sotme, që nga fundi i viteve 80-ta deri në fillim të 1990 deri në fillim të shekullit të ri, deri në rezultatin e konfigurimit të futbollit modern evropian. Para se Kosova të njihej nga FIFA dhe UEFA në pranverën e vitit 2016, dhe të lejohet të garojë, djemtë e saj të migruar ishin zëri i tyre i lartë që kishin depërtuar në skenat e sportit ndërkombëtar. Zvicra, që është streha e 200,000 banorëve kosovarë dhe ka një mori talentesh të futbollit që vinë nga ky vend, u pasurua me këta lojtarë në Kombëtaren e tyre.

Të dielën ky rast ishte përsëri temë në Kosovë, kur Steven Zuber barazoi rezultatin kundër Brazilit, baret në Kosovë shpërthyen nga lumturia nga Prishtina deri në perëndim në qytetin e Gjakovës. Vullneti i tyre i mirë mbetet i fuqishëm, edhe pse mund të thuhet se ethet e Botërorit kanë depërtuar në këtë vend edhe më parë: më 2014 ekrane të mëdha u vendosen në qendër të Prishtinës dhe turma të mëdha i shihnin Kombëtaret e huaja në Brazil; këtë vit duket se kjo kënaqësi nuk është më  e zbehtë pasi që raportohet se përkrahja për kombëtaret e tjera është ulur pasi që Kosova po beson në futbollin e Kombëtares se saj. Kombëtarja e tyre përfundoi e fundit në grupin për kualifikimet për Botëror por tani ajo menaxhohet nga trajneri veteran zviceran, Bernard Challandes – ata kanë ftuar një gjeneratë të re të dytë të talenteve të rinj dhe duket se do të përmirësohen dukshëm si Kombëtare në pesë vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se, derisa marrëdhëniet sportive më Zvicrën mbesin të forta, aty ka të involvuara edhe palë të tjera.

Sido që të jetë kënaqësia do të jetë e pakufishme nëse Shaqiri, Xhaka apo Behrami do të luajnë rol decisiv në ndeshjen kundër Serbisë. Të treve iu kërkua nga Federata e Futbollit të Kosovës për të nënshkruar një peticion më 2012 që ata të japin mbështetjen e tyre që Kombëtarja e tyre të luajë në arenën ndërkombëtare; të gjithë e dinë se ata kanë bërë këtë, para se Mitrovic të thoshte deklaratën e famshme, por që koha atëherë ishte tjetër dhe ndryshe nga që është tani.

“Çfarë do të bëja nëse Kosova më dëshiron si kapiten? Natyrisht, do ta mendoja për këtë gjë”, kishte thënë Shaqiri gjatë Euro 2014, një deklaratë që kishte ngacmuar ndjenjat e zviceranëve në të cilën Kombëtare ai kishe zënë vend kryesor. Xhaka mandej kishte deklaruar se ai do të “bënte gjithçka” për të luajtur për Kosovën, por më vonë kishte ardhur konfirmimi nga FIFA se ky kalim nuk ishte i mundshëm.

Të këshilluara

Ka dhe pak Shqipëri në Zvicër-Serbi

Pas suksesit në debutim kundër Kosta Rikës, në Kaliningrad Serbia ka mundësinë të kalojë në 1/8 e finaleve me një fitore të dytë përballë Zvicrës. Ajo e orës 20...

10:08

FOTO/ Shtypi kryqëzon Argjentinën: "Turp"

Shtypi argjentinas, e jo vetëm, fundos Albicelesten pas disfatës më Kroacinë, duke kujtuar se ky është një Botëror që rrezikon të përfundojë keq. "Një katas...

23:02

Grupi D: Nis takimi Argjentinë-Kroaci

Argjentinë-Kroaci është supersfida e kësaj mbrëmje. Kroacia është imponuar 2-0 përballë Nigerisë në ndeshjen e parë dhe renditet e para në Grupin D. Nga ana tje...

19:59

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI