Flash

Pas lajmeve të shtatëzanisë flet babai i Meghan Markle

Lapsi.al 22 June 2018
Pas lajmeve të shtatëzanisë flet babai i Meghan Markle

Edhe pse marrëdhënia e tyre është pak e komplikuar, i ati i Meghan Markel, Thomas, është shumë i gëzuar pas lajmeve që janë publikuar një ditë më parë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Siç flitet, vajza e tij dhe Princi Harry mund të bëhen së shpejti prindër binjakësh.

Ditët para dasmës së Harry dhe Meghan Markle ishin plot drama edhe për shkak të lajmeve, pjesë e të cilave u bë edhe i ati i saj, Tomas. Dhe për fat të keq, vazhduan edhe pas muajit të mjaltit. Siç kemi mësuar edhe më herët, Meghan u trishtua shumë kur mësoi se i ati, në një intervistë me Piers Morgan, edhe pse ishte një çështje jashtëzakonisht personale, tha se e bija “qau” kur mësoi se ai nuk do t’i vinte në ditën e saj të madhe. Por edhe fotot e paparacëve para dasmës, kanë sjellë jo pak probleme për Tomasin në familjen mbretërore.

Sidoqoftë, pasi dëgjoi lajmet se Meghan mund të jetë shtatzënë, Thomas nuk mund ta përmbante ekzaltimin. "I ati i Meghan ka thënë se nëse lajmi që çifti është në pritje të binjakëve është i vërtetë, për të është një lajm shumë i mirë dhe ai është shumë i gëzuar për ta",- tha një burim i afërt me familjen e Markle për HollywoodLife.

“Por ka edhe një keqardhje në këtë mes. Ai është pak i trishtuar, sepse, nëse ajo është shtatzënë, ai do të jetë edhe më larg së bijës dhe ndoshta ai do të jetë personi i fundit me të cilin ajo do ta ndajë këtë gjë. Më keq akoma. Ai ka frikë se mund të mos i takojë kurrë fëmijët e Meghan dhe Harry, nipërit e tij”, - vazhdon burimi. “Kur ata të bëhen me fëmijë, ai do të dëshironte të ishte një gjysh i pranishëm, sepse do t’i thyhej zemra nëse nuk do të ishte i pranishëm në familjen e tij”,- shton më tej burimi për HL.

Ndërsa të gjithë mund ta kuptojmë presionin e babait të Meghan, mund edhe të supozojmë se marrëdhënia e tyre e tensionuar nuk është arsyeja e vetme për mungesën e këtij komunikimi. Pas të gjithave, Meghan tani jeton në Londër dhe ka përgjegjësi mbretërore. Gjërat janë vërtet shumë ndryshe tani!

Sipas këtyre raportimeve, Princi Harry, me gjasë, është i gatshëm “t’i marrë” binjakët në SHBA me Meghan-in. "Meghan ka bërë sakrifica të panumërta për t'u përshtatur me jetën mbretërore. Ai e di se një pjesë e zemrës së saj, gjithmonë do të jetë në Kaliforni dhe dëshiron të sigurohet që bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij do të jetë e lumtur",- tha një burim për revistën OK!. Pra, ndoshta Thomas do të ketë fatin për të qenë një gjysh i mirë për nipërit – meqenëse rolin e babait, ndoshta nuk e bëri mirë me të bijën.

Të këshilluara

Kim Kardashian heq dorë nga selfie

Kim Kardashian ka jetuar dekadën e fundit në fokus të kamerave. Por deklarata e saj, në një intervistë për ITV këtë mëngjes, i ka çuditur të gjithë. Teksa fli...

18:02

Bebe Rexha publikon albumin e ri (FOTO)

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha sot ka lansuar albumin e saj debutues ‘Expectation’. Këtë Bebe e bëri t...

15:50

Eva Murati: Media abuzon me emrin tim

Eva Murati është një prej emrave më të lakuar në botën e televizionit. Por përveç se një gazetare e mirë Eva më shumë është njohur për lidhjen me Genar Topallin...

14:30

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI