Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Musa shkatërron Islandën, buzëqesh Argjentina

Lapsi.al 22 June 2018
Musa shkatërron Islandën, buzëqesh Argjentina

Një ndeshje me dy fytyra në Volvograd Arena ka nxjerrë triumfues Nigerinë, që pasivitetin e pjesës së parë e kthen në një fitore spektakolare në të dytën, përballë Islandës, për kënaqësinë e madhe të Argjentinës, direkt të interesuar për këtë përplasje në Grupin D.

Ishullorët kanë dominuar totalisht 45 minutat e para, por megjithë përpjekjet e Sigurdsson e Finbogasson rezultatin nuk u zhbllokua. Performancë për tu harruar e afrikanëve që nuk shënuan asnjë goditje në portën e Halldorsson dhe u shfaqën të mefshtë si në ndeshjen e parë kundër Kroacisë.

Por kjo deri kur Ahmed Musa u zgjua për të bërë një nga performancat më mbresëlënëse të një lojtari në Rusi 2018. Lojtari i Leicester befasoi Islandën në minutën e 49, me një veprim spektakolar pikërisht atëherë kur nuk pritej. Super Shqiponjat gjejnë avantazhin dhe sigurinë po me Ahmed Musa, që realizon edhe të dytin duke mundur portierin Halldorsson dhe duke fundosur Islandën 15 minuta nga fundi.

Islanda dështon të bëjë realitet ëndërrën për kualifikim me një fitore që do të ishte tepër shpresëdhënëse. Mungesa e eksperiencës dënoi Vikingët që edhe në 11 metërshin e akorduar me VAR nuk arritën të futen në loje, duke i dhënë më shumë se shpresë Argjentinës.

Kroacia me 6 pikë, pret në ndeshjen e fundit Islandën me 1, ndërkohë që një fitore e amerikano-latinëve (1) kundër Nigerisë që është në kuotën e 3 pikëve (duke llogaritur edhe golavarazhin) do të kualifikonte Messin dhe Albicelesten në 1/8 e finales.

https://clips.clippit.tv/vxbxqn/720.mp4

https://clips.clippit.tv/lnwnqr/720.mp4

Të këshilluara

Video/ Musa fundos Islandën me golin e dytë

Ahmed Musa vendos sfidën mes Nigerisë dhe Islandës, duke shënuar edhe golin e dytë, që siguron rezultatin. Një ndryshim total i afrikanëve në pjesën e dytë dhe ...

18:44

Islanda dominon, por Nigeria reziston

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Islandës e Nigerisë, për Grupin D. Ishullorët kanë dominuar totalisht 45 minutat e para, por megjithë përpjekjet e Sigurd...

17:52

Nis sfida ku ka sytë Argjentina

Nis sfida e dytë për Islandën në Grupin D, e këtë herë përballë është Nigeria, në një ndeshje që mbi të gjitha ka vëmendjen edhe të Argjentinës. Ishullorët pasi...

17:02

Brazili shpëton në shtesë..

Brazili vuan 90 minuta kundër Kosta Rikës por zgjidh ndeshjen në të parën shtesë me Philippe Coutinho dhe Neymar Jr. Mesfushori i Barcelonës ndjek mirë aksionin...

15:57

Ka dhe pak Shqipëri në Zvicër-Serbi

Pas suksesit në debutim kundër Kosta Rikës, në Kaliningrad Serbia ka mundësinë të kalojë në 1/8 e finaleve me një fitore të dytë përballë Zvicrës. Ajo e orës 20...

10:08

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI