Flash

Melania shkel rregullat, kritika për veshjen e saj

Lapsi.al 22 June 2018
Melania shkel rregullat, kritika për veshjen e saj

Gjatë vizitës në një qendër në Teksas ku mbahen fëmijët emigrantë, Melania Trump kishte veshur një xhaketë në të cilën ishte shkruar “Nuk më intereson fare, po ty?”. Veshja e saj ra në sy më së miri teksa Zonja e Parë ngjiste shkallët e avionit presidencial, transmeton tch.

Pas komenteve të shumta dhe kritikave anembanë botës, zonja Trump reagoi përmes zëdhënëses së saj, e cila sqaroi se veshja dhe shkrimi mbi të nuk kishte asnjë mesazh të fshehur dhe as nuk ishte zgjedhje satirike e qëllimtë.Xhaketa Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë, shkaktoi një lumë të paparë reagimesh në rrjetet sociale. Vetë Presidenti Donald Trump reagoi në Twitter duke theksuar se shkrimi në xhaketën e së shoqes i referohej mediave që bëjnë lajme të rreme. Por, për përdoruesit e rrjeteve sociale, shkrimi në xhaketë kishte qartazi një mesazh të fshehur. Për të tjerë, Melania ka shkelur hapur protokollin e Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk është konsultuar me askënd për këtë veshje.

Të këshilluara

Mozzik heq dorë nga koncertet muzikore

Reperi i “Madam” sapo i ishte rikthyer skenës me koncerte pas disa muajsh mungesë. Ama, me një postim në Instagram, Mozzik u ka dhënë të gjithë fansave dhe das...

09:10

XXXTentacion, dyshime se është gjallë

Fansat e reperit të njohur amerikan XXXTentacion u tronditën të hënën, kur reperi u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Ama, kjo nuk është he...

18:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI