Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Ka dhe pak Shqipëri në Zvicër-Serbi

Lapsi.al 22 June 2018
Ka dhe pak Shqipëri në Zvicër-Serbi

Pas suksesit në debutim kundër Kosta Rikës, në Kaliningrad Serbia ka mundësinë të kalojë në 1/8 e finaleve me një fitore të dytë përballë Zvicrës. Ajo e orës 20.00 do të jetë një përplasje shumë e rëndësishme e për ti shtuar pak më tepër piper sfidës mendojnë notat nacionaliste të dhuruar nga katër futbollistët e Zvicrës me origjinë kosovare. E nuk janë dosido, por emrat më të rëndësishëm të Kombëtares së Vladimir Petkovic: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Dzemaili dhe Valon Behrami. Pa u futur në brendësi të sfidës, mjaftojnë këta lojtarë që në memorie të kthehen ngjarjet e tetorit në Serbi, në kualifikueset për Euro 2016...

Fitore e detyrueshme për të shmangur kualifikimin kundër Brazilit...

Kusht i patjetërsueshëm: të mundësh Zvicrën. Nuk është një mision i thjeshtë, për Kombëtaren e Mladen Krstajic që përballë do të ketë zviceranët e Petkovic, që jo rastësisht ndalën Brazilin në ndeshjen e tyre të parë. Tregues i qartë se Zvicra nuk është në Rusi për të bërë figurë të mirë, por për të kaluar të paktën fazën e grupeve. Për sa i përket formacionit, Serbia do ti besojë skemës 4-2-3-1 me elementë kryesorë që vijnë nga Serie A: në mbrojtje Kolarov që do të provojë të shkëlqejë edhe një herë pas golit në sfidën me Kosta Rikën e në mesfushë Milinkovic-Savic, protagoniksti absolut i kësaj skuadre. Tadic e Ljajic do të jenë gjithashtu në mbështetje të sulmuesit të vetëm Mitrovic.

Asnjë ndryshim taktik për Petkovic...

Zvicra me shumë mundësi do të konfirmojë titullarët që zbritën në fushë kundër Brazilit dhe Petkovic në këtë rast bën zgjedhjen e duhur. Prapavija ruajti ekuilibrin përballë sulmit yjor të 5 herë kampionëve të Botës dhe shumë rrallë u vu në vështirësi. Në 4-2-3-1 zviceran dy krahët e mbrojtjes do të jenë Lichtsteiner e Ricardo Rodriguez, ndëra mburojën para mbrojtjes do ta bëjë Behrami e Xhaka. Sytë janë të gjithë tek fantazisti Shaqiri, që bashke me Dzemaili e Zuber do të suportojnë Seferovic në qendër të sulmit.

Të këshilluara

FOTO/ Shtypi kryqëzon Argjentinën: "Turp"

Shtypi argjentinas, e jo vetëm, fundos Albicelesten pas disfatës më Kroacinë, duke kujtuar se ky është një Botëror që rrezikon të përfundojë keq. "Një katas...

23:02

Grupi D: Nis takimi Argjentinë-Kroaci

Argjentinë-Kroaci është supersfida e kësaj mbrëmje. Kroacia është imponuar 2-0 përballë Nigerisë në ndeshjen e parë dhe renditet e para në Grupin D. Nga ana tje...

19:59

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI