Flash

Del në shitje albumi i parë i Bebe Rexhës "Expectations"

Lapsi.al 22 June 2018
Del në shitje albumi i parë i Bebe Rexhës

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në tregun ndërkombëtar.

Pas shumë këngëve dhe koncerteve anembanë , ajo sapo ka publikuar dhe njw album.

Në fakt, Bebe  ka publikuar albumin, i cili është edhe i pari në karrierën si këngëtare pasi që në të kaluarën ka ndihmuar shumë artiste tekste të këngëve.

“Expectations”, titullohet albumi  që mund të blihet apo shkarkohet në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer.

Bebe në album ka përmbledhur 14 këngë duke përfshirë disa nga këngët të cilat kohë më parë këngëtarja i publikoi si “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be” dhe “I Got You”.

Ajo në lidhje me këtë rast kishte pohuar se tekstet kanë në prapavijë një rrëfim dhe të gjitha janë shkruar personalisht prej saj.

Theksojmë se albumi tashmë ka marr vlerësimet e para duke u renditur në dhjetë vende evropiane, duke përfshirë në Britaninë e Madhe.

Ndryshe, Rexha po punon edhe në projekte të reja të bashkëpunimit me artistë të ndryshëm ndërkombëtar.

 

Të këshilluara

Eva Murati: Media abuzon me emrin tim

Eva Murati është një prej emrave më të lakuar në botën e televizionit. Por përveç se një gazetare e mirë Eva më shumë është njohur për lidhjen me Genar Topallin...

14:30

Selena Gomez vjen me një klip horror (FOTO)

Pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena po fokusohet më shumë në jetën e saj artistike. Pas klipit ‘Fetish’ i cili u përfol aq shumë, këngëtarja këtë herë ka bash...

12:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI