Flash

Vipat që vuajnë nga depresioni

Lapsi.al 21 June 2018
Vipat që vuajnë nga depresioni

Shumë të famshmëve u është dashur të përballen me sëmundje mendore dhe kanë gjetur guximin t’i luftojnë duke folur për to. Më poshtë ju rendisim dhjetë ndër ata që nuk kanë ngurruar të shprehen rreth kësaj sfide dhe japin këshillat e tyre të vlefshme.

Aktorja Amanda Seyfried, në një intervistë për “Allure”, ka folur për sëmundjen e saj në përgjithësi. Ajo është shprehur se njerëzit bëjnë diferencime, por kjo është një sëmundje që duhet marrë në konsideratë si çdo sëmundje tjetër, pavarësisht se nuk është diçka e dukshme, nuk është një cist. Zayn Malik ka dhënë gjithashtu një deklaratë, ku ka bërë të ditur se për shkak të problemeve që i ka shkaktuar ankthi është detyruar të anulojë një shfaqje të tij. Ai shprehet se ky ankth, fatkeqësisht, i ka marrë më të mirën nga vetja. Kristen Bell shkroi një ese për “Motto”, ku përshkroi ankthin dhe depresionin që i ishte dashur të përballonte. Sipas aktores, depresioni nuk është diçka e trishtueshme, as të kesh një ditë të keqe; ai e izoloi dhe e bëri të ndiejë vetminë. John Green, shkrimtar, producent dhe aktor, ka shkruar për rreziqet që shoqërojnë sëmundjet mendore. “Nuk jam i frikësuar, përkundrazi kam shkruar një libër, kam bërë më të mirën teksa trajtoja problemet e mia kronike”. Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato nuk ngurroi të flasë për sfidën e saj në Konventën Kombëtare të Demokratëve në Philadelphia. Ajo u shpreh se çdokush mund të bëjë më të mirën e tij, mund të bëjë diferencën. “Sëmundjet mendore mund të ndiqen nga pasoja shkatërruese, përfshirë këtu vetëvrasjen, abuzimin me substanca të ndaluara”, – tha ajo.

Të këshilluara

Kim Kardashian: Takimi që më ndryshoi jetën

Kanye West njihet tashmë si burri perfekt, derisa ka ndryshuar jetën e Kim ai mund të bëjë çdo gjë. Kim është njohur gjtihmonë si një prej femrave më seksi, por...

19:07

Malumës i vidhen 680 mijë euro në Rusi

Kishte udhëtuar në Rusi për të parë nga afër ndeshjet Kampionatin Botëror 2018, por Maluma, këngëtari i njohur botëror është përballur me një surprizë të hidhur...

18:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI