Flash

“Time” ironizon Trump për ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë në SHBA

Lapsi.al 21 June 2018
“Time” ironizon Trump për ndarjen e fëmijëve nga

John Moore, fotografi fitues i çmimit Pulitzer që punon për agjencinë Getty Images, ka fotografuar emigrantë që kalojnë kufirin ShBA-Meksikë për vite me rradhë.  Këtë javë, një nga fotografitë e tij u bë simboli i debatit të emigracionit në Amerikë.

"Ishte e vështirë për mua. Fëmijët u futën në një furgon. Unë ndalova dhe mora frymë thellë,"tha Moore për TIME të martën, duke e përshkruar reagimin e tij teksa një vajze dy vjeçare hondurane kishte shpërthyer në të qara pasi nëna e saj ishte arrestuar në McAllen të Teksasit.

"Gjithçka që doja të bëja ishte ta merrja atë. Por nuk mundesha."

Për shkak të fuqisë së imazhit, i gjithë spektri politik sulmoi politikën e Presidenti Trump për ndarjen e fëmijëve nga prindërit që janë ndaluar për hyrje ilegale në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa redaktorët e TIME e përzgjodhën fotografinë e Moore për të krijuar një foto ilustruese së bashku me Trump, si cover të numri të ri  të revistës javore që pritet të dal në shitje më 2 korrik 2018.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI