Flash

Shqipëria s'mund të bëhet kamp përqëndrimi për refugjatët

Lapsi.al 21 June 2018
Shqipëria s'mund të bëhet kamp përqëndrimi

Ata që po mundohen ta paraqesin Shqipërinë si një vend i cili po pranon “të strehojë” 600 mijë sirianët kanë një problem të vogël që duhet ta eleminojnë përpara se t'u ecë manipulimi.

Shqipëria nuk po bëhet tani së fundmi dhe krejt papritur e gatshme për të pritur refugjatë. Ky nuk është një gjest surprizues bujarie nga ana e Shqipërisë, gjë për të cilën klasa e saj udhëheqëse duhet të gostitet me karamele.

Shqipëria gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë tashmë një vend i hapur për refugjatët e luftës e po ashtu edhe për emigrantët.

Sot e gjithë ditën, kushdo që e ndjen veten të rrezikuar në vendin e tij dhe që mendon se në Shqipëri mund të gjejë siguri, mbrojtje e mundësi për të jetuar më mirë se atje, është i lirë të vijë e askush nuk mund ta ndalojë. Këtë neve na e dikton jo vetëm tradita, por sidomos Kushtetuta jonë dhe konventat ndërkombëtare që ne kemi nënshkruar.

Mirëpo, ajo që Shqipëria dhe shqiptarët nuk duhet kurrsesi të pranojnë, është që vendi i tyre të trajtohet si një kamp përqendrimi, ku njerëzit mund të internohen me detyrim.

Dhe kjo është pikërisht ajo që po gatitet të ndodhë me këtë idenë brilante të kampeve të refugjatëve duke u shitur me pafytyrësi madje edhe si një aksion humanitar.

Ky akt privues për refugjatët dhe poshtërues për shqiptarët, po kryhet jo vetëm me kolaboracionizmin kuisling të bashibozukëve tanë vendorë, por edhe me "ndihmën" e pakursyer të qeverive në disa vende europiane, të cilat ideologjikisht e kanë të konsoliduar në CV këtë traditën e ngritjes së kampeve të përqendrimit.

PO! Shqipëria thotë se refugjatët janë të mirëpritur të vijnë tek ne nëse duan, kur të duan dhe sa të duan. Ndonëse, po ta mendosh, ka një arsye pse ata nuk i janë përgjigjur deri tani mikpritjes sonë. Ata e dinë se ndonëse vetë vijnë nga lufta, në statistika Shqipëria është vendi që ua kalon atyre për numër azilantësh, e ajo duhet shmangur ngase atje ka një gjë që nuk shkon.

T'i deportosh njerëzit që ikin nga lufta diku ku ngjet diçka edhe më e keqe se ajo që po i shtyn ata të lënë katandinë, nuk është t'i ndihmosh, por t'i dënosh ata njerëz. Në këtë mënyrë, orientimi masiv i refugjatëve drejt Shqipërisë dhe përqendrimi i tyre nëpër kampet e atjeshme, nuk është shpëtim por rrezik për ta.

Prandaj JO! Shqiptarët nuk duhet të pranojnë që refugjatët e luftës t'u dorëzohen planeve për internim, qoftë ky internim edhe në Shqipëri. Kjo do të ishte njëlloj sikur të pranonim t'u dorëzonim hebrenjtë planeve shfarosëse të ustallarëve të Luftës II Botërore.

Dhe sot pas gati 80 vjetësh një gjë e tillë është sërish çnjerëzore dhe e papranueshme. /©lapsi.al/

Të këshilluara

Kush po luan me aktorët?

E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve. Që pas tubimit të shtirë ...

15:18

Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun

Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një deklaratë pompoze e televizionit k...

12:33

Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator

Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën...

18:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI