Flash

Pas vdekjes së reperit, reagon e dashura e tij

Lapsi.al 21 June 2018
Pas vdekjes së reperit, reagon e dashura e tij

Vrasja e XXXTentacion ka lënë të shokuar familjarët, miqtë dhe fansat e tij. Autorët ende nuk janë identifikuar por qendër e vëmendjes tashmë është bërë edhe e dashura e reperit, Geneva Ayala.

Muaj më parë ai dhunoi të dashurën e tij shtatzënë Geneva dhe në lidhje me këtë lajm, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer në komente se ajo duhet të ishte e lumtur për vdekjen e tij.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i saj e cila iu ka kërkuar të gjithëve që ta lënë të qetë dhe se nuk është aspak e lumtur për vdekjen tragjike të reperit.

Geneva ka shkruar se pavarësisht dhunës që ai ushtroi kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij, është e shkatërruar për humbjen e tij.

Modelja ka shkruar në postimet e saj: ‘Është e neveritshme që njerëzit po flasin për mua. Nuk më intereson nëse askush nuk kujdesej për mua shumë muaj më parë, unë nuk humba jetën. Ai po. Është e përhershme. Unë jam ende këtu. Si mendoni se më bën kjo të ndihem? Të gjithë që presin që të jem e çliruar apo e lumtur?! Jo, jam zemërthyer. Nuk më intereson për asgjë. Kam humbur dikë të afërm. Më lini të qetë. Nuk dua ta besoj këtë. Askush nuk e kupton atë që ndjej për ty”.

Të këshilluara

Vipat që vuajnë nga depresioni

Shumë të famshmëve u është dashur të përballen me sëmundje mendore dhe kanë gjetur guximin t’i luftojnë duke folur për to. Më poshtë ju rendisim dhjetë ndër ata...

09:30

Kim Kardashian: Takimi që më ndryshoi jetën

Kanye West njihet tashmë si burri perfekt, derisa ka ndryshuar jetën e Kim ai mund të bëjë çdo gjë. Kim është njohur gjtihmonë si një prej femrave më seksi, por...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI