Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Katastrofa e Argjentinës, "un, dos, tres" dhe Kroacia përparon

Lapsi.al 21 June 2018
Katastrofa e Argjentinës, "un, dos, tres" dhe Kroacia

Kroacia ka mposhtur 3-0 Argjentinën e Lionel Messit dhe është kualifikuar në 1/16 e finaleve të "Rusi 2018".

Në pjesën e parë kjo sfidë ka angazhuar thuajse njësoj si Argjentinën ashtu edhe Kroacinë që kanë bërë një lojë të hapur. Të dyja skuadrat kanë patur shanse për të zhbllokuar rezultatin, Messi kishte një rast ashtu si Perez që humbi atë që s'duhej humbur. Edhe Mandzukic tentoi një goditje me kokë ashtu si Rebic që nuk arrin të bëjë të buzëqeshin të tijtë.

Me ritëm frenetik ka nisur edhe pjesa e dytë e takimit në Nizhny Novgorod Stadium. Të dyja skuadrat kanë kërkuar golin, por ajo që e ka gjetur është Kroacia me anë të Ante Rebic në minutën e 53'.  Por ky ka qenë vetëm fillimi për kombëtaren ballkanase e cila ka dyfishuar rezultatin në minutën e 80 me një goditje spektakolare nga distanca e Luka Modric. Nuk mbaron këtu pasi Ivan Rakitic shënon golin e tretë duke vulosur fitoren mëse të merituar të Kroacisë që kryeson Grupin D me 6 pikë. Albiceleste mbetet në kuotën e 1 pike, duke ja bërë shumë të vështirë vetes kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ob/OBzn.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ra/RAyQ.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/wk/wkVo.mp4

Të këshilluara

Grupi D: Nis takimi Argjentinë-Kroaci

Argjentinë-Kroaci është supersfida e kësaj mbrëmje. Kroacia është imponuar 2-0 përballë Nigerisë në ndeshjen e parë dhe renditet e para në Grupin D. Nga ana tje...

19:59

Video/ Franca ndëshkon Perunë me Mbappe

Franca në avantazh përballë Perusë, në momentin më pak të pritshëm. Mbappe ka shënuar në minutën e 34, duke ndjekur mirë aksionin e Giroud. https://clips.cl...

17:39

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI