Franca bëhet skuadra e tretë e kualifikuar në 1/8 e finaleve, pas Rusisë dhe Uruguajit, pas fitores së vuajtur 1-0 kundër Perusë. Në Ekaterinburg Arena, Gjelat imponohen me një gol të Kylian Mbappe. Ndryshimi taktik i Deschamps me Giroud në vijën e parë të sulmit e me Mbappe Griezmann e Matuidi pas shpinës së tij, nuk e prishi ekuilibrin e Perusë, që shkoi pranë golit me Guerreron, por u dorëzua në një gabim difensiv që lejoi Mbappe të kalonte Francën në avantazh në minutën e 34.
Gjithësesi Franca bëri pak, shumë më pak se ndeshjen ku nuk i munguan kritikat kundër Australisë në debutimin në Rusi 2018. Spostimi më pas në mesfushë, i hoqi rrezikshmërinë Paul Pogba dhe rrejdhimisht Franca kërkoi shfrytëzimin e momentit dhe jo ide në një lojë ku Peruja provoi me të gjitha mënyrat të mos dilte nga Botërori.
56 % zotërimi i topit nga amerikano latinët, që tregon se si një skuadër me kualitete të mëdha si Les Blues lejuan kundërshtarin të vinte në kufijtë e zonës së portës së Lloris. Kapiteni francez ka shpëtuar rezultatin ndaj Guerreros, por ka qenë më fat që 6 tentativa të peruanëve nuk gjetën kuadratin.
Franca pa shkëlqyer ka fituar dy ndeshjet e parë në Grupin C dhe është në kuotën e 6 pikëve, që vlen kualifikimin, në një grup ku Danimarka ka 4 pikë, Australia 1, ndërsa Peruja pozicionohet e fundit me dy humbje.
https://clips.clippit.tv/kaqwvx/720.mp4