Flash

Alarmi i Europol: Xhihadistët u dyfishuan në Europë në vitin 2017

Lapsi.al 21 June 2018
Alarmi i Europol: Xhihadistët u dyfishuan në Europë në vitin

Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në Europë në vitin 2017.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e policisë Europol, duke paralajmëruar për ndjeshmërinë e rrezikut për akte më pak të sofistikuara që janë marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

Vitin e kaluar, 33 sulme terroriste u regjistruan nga Europol. Në mesin e këtyre sulmeve të kryera, të dështuara apo të pasukseshme në territorin europian, 10 çuan në vdekjen e 62 personave, njoftoi agjencia europiane e policisë në një raport vjetor.

13 sulme u sinjalizuan në vitin 2016 dhe dhjetë në mesin e tyre ishin tragjikë, ku mbetën të vrarë një total prej 135 personash.

“Numri i akteve terroriste xhihadiste u rrit në vitin 2017, por paralelisht edhe niveli i tyre i përgatitjes dhe ekzekutimit të sulmeve është bërë më pak i sofistikuar”- theksoi Europol në një raport të quajtur “Situata dhe tendencat e terrorizmit”.

Agjencia europiane e policisë i referohet akteve terroriste të kryera nga individë të cilët marrin përpara turmën me ndihmën e një automjeti apo duke qëlluar me armë të ftohta kalimtarët, si rasti në Londër në vitin 2017 ku dy sulme të kësaj natyre vranë 13 persona dhe plagosën 98 të tjerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI