Flash

Akuzat ndaj bashkëshortes së Netanyahut, shpërdoroi fondet me vakte ngrënieje

Lapsi.al 21 June 2018
Akuzat ndaj bashkëshortes së Netanyahut, shpërdoroi fondet me

Ndaj bashkëshortes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Sara, janë ngritur akuza për mashtrim në lidhje me shpërdorimin e pretenduar të fondeve shtetërore, raporton TCH.

Ministria e Drejtësisë tha përmes një deklarate se zonja Netanyahu akuzohet për shpërdorim të fondeve publike duke urdhëruar qindra vakte ngrënieje në rezidencën zyrtare të kryeministrit, me një vlerë prej 100 mijë dollarë, teksa gënjente se nuk kishte kuzhinierë në staf. Një ish-zv.drejtor i rezidencës së kryeministrit është akuzuar gjithashtu në të njëjtën çështje.

Sara Netanyahu është përballur prej kohësh me akuza për sjellje abuzive teksa bënte një jetë ekstravagante, shumë larg asaj të publikut të gjerë. Edhe vet kryeministri përballet me disa hetime policore mbi pretendime për korrupsion.

Në njërin rast, Benjamin dhe pjesëtarë të familjes së tij dyshohet të kenë marrë 285 mijë dollarë dhurata, ku përfshihen cigare luksoze, shampanjë dhe stoli argjendarie nga personalitete të famshme dhe të pasura, në këmbim të favoreve financiare apo personale.

Në një tjetër rast, hetuesit dyshojnë se kryeministri është përpjekur të arrijë një marrëveshje me pronarin e “Yediot Aharonot”, një nga gazetat më të famshme izraelite, për më shumë mbulim mediatik në favorin e tij.

Netanyahu mohon të ketë shkelur ndonjë ligj, duke i konsideruar akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes së tij si një “gjueti shtrigash mediatike”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI