Flash

Uruguay kërkon kualifikimin me Arabinë Saudite

Lapsi.al 20 June 2018
Uruguay kërkon kualifikimin me Arabinë Saudite

Nëse Arabia Saudita është ajo që u pa në debutimin në Botëror kundër Rusisë, Uruguaji ka shanse të mira që në Rostov Arena për Grupin A, të rrëmbejë tre pikë të tjera në mënyrë që të hedhë një këmbë në 1/8 e finaleve të Rusi 2018. Arabia u shkatërrua 5-0 në sfidën hapëse, por ndoshta muaji i agjërimit mund të ketë ndikuar në performancën e skuadrës së teknikut Juan Antonio Pizzi. Uruguaji është një kundërshtar i vështirë dhe me Rusinë që ka marrë dy fitore, ndeshja bëhet decizive.

Tabarez besnik i formacionit tip...

Tekniku i Uruguajit, Tabarez është i orientuar të rreshtojë të njëjtin formacion që mori suksesin e parë, të vuajtur, por të merituar, kundër Egjiptit, me dyshen Cavani-Suarez (të gatshëm të arrijnë kuotën e 100 prezencave me Kombëtaren), në kërkim të golit të parë në Botëror.

Uraguaj gjithnjë fitues kundër aziatikëve...

Amerikanolatinët kanë fituar gjithnjë kundër skuadrave aziatike në tre precedentët në Botëror (përfshirë Izraelin, që në '70 ishte pjesë e konfederatës aziatike), ndërsa Arabia Saudite ka mbyllur gjithnjë fundin e grupit në tre prezantimet e fundit në Botëror, pa shënuar asnjë gol në 10 ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI