Flash

Flet e dashura e XXXTentacion: Mos flisni për mua

Lapsi.al 20 June 2018
Flet e dashura e XXXTentacion: Mos flisni për mua

Reperi XXXTentacion u qëllua me armë zjarri ditën e djeshme gjatë kohës që ishte në makinën e tij dhe gjeti vdekjen.

Autorët nuk janë identifikuar ende, por bota e muzikës është përfshirë në zi.

Disa muaj më parë ai dhunoi të dashurën e tij shtatzënë Geneva Ayala dhe në lidhje me këtë lajm, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer në komente se ajo duhet të ishte e lumtur për vdekjen e tij.

Në lidhje me deklaratat e fundit ajo ka reaguar në disa postime në Twitter ku është shprehur se nuk është aspak e lumtur për vdekjen tragjike të reperit dhe i ka kritikuar të gjithë.

Geneva ka shkruar se pavarësisht dhunës që ai ushtroi kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij, është e shkatërruar për humbjen e tij.

Modelja ka shkruar në postimet e saj:

Është e neveritshme që njerëzit po flasin për mua. Nuk më intereson nëse askush nuk kujdesej për mua shumë muaj më parë, unë nuk humba jetën. Ai po. Është e përhershme. Unë jam ende këtu. Si mendoni se më bën kjo të ndihem? Të gjithë që presin që të jem e çliruar apo e lumtur?! Jo, jam zemërthyer. Nuk më intereson për asgjë. Kam humbur dikë të afërm. Më lini të qetë. Nuk dua ta besoj këtë. Askush nuk e kupton atë që ndjej për ty”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI