Flash

Eva Longoria bëhet mama për herë të parë

Lapsi.al 20 June 2018
Eva Longoria bëhet mama për herë të parë

Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë. 43-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Jose Baston, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Santiago Enrique.

Çifti e ka ndarë lajmin me Hola USA dhe kanë bërë të ditur se djali ka lindur ditën e djeshme.“Ne jemi shumë mirënjohës për këtë bekim të bukur”, -janë shprehur ata për Hola. Po ashtu, çifti ka bërë të ditur se djali është i shëndetshëm dhe ka lindur në Cedars-Sinai Medical Center, në Los Angeles. Jose ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e parë me Natalia Esperón.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI