Flash

Video/ Japonia hakmerret për 4 vjet më parë: thyhet 2-1 Kolumbia

Lapsi.al 19 June 2018
Video/ Japonia hakmerret për 4 vjet më parë: thyhet 2-1 Kolumbia

Japonia fiton ndeshjen e parë në Grupin H dhe e nis Rusi 2018 në mënyrën më të mirë. Suksesi i parë i aziatikëve ndaj një skuadre amerikano latine në një ndeshje Botërori dhe hakmarrje për humbjen e 4 viteve më parë, pikërisht në ndeshjen e parë në grupe. Në Mordovia Arena Kolumbia ishte favoritja, por e nisi ndeshjen shumë keq: në disavantazh numerik dhe në rezultat që në minutën e 3. Karton i kuq për Sanchez dhe 11 metërsh në favor të aziatikëve, që e shndërroi në gol në minutën e 6 Kagaëa. duhej të ishte një kapitullim i plotë për Kolumbinë, por amerikano latinët ruajnë ritmin, madje edhe më të karikuar, duke tentuar disa herë kuadratin e Japonisë. Edhe me 10 lojtarë aziatikët nuk duken shumë të fortë dhe lëvizjet e Pekerman e ekuilibrojnë plotësisht situatën. Kolumbia gjen barazimin në minutën e 39, me një gol inteligjent të Quinteros. Kolumbiani ka shënuar me goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë barrierës. Portieri i Japonisë nuk e ka mbajtur dot jashtë vijës, gjë që është konfirmuar edhe nga teknologjia. Ishte e pritshme, ose logjikë loje se Kolumbia nuk mund ta ruante dot ritmin e lartë edhe në pjesën e dytë, duke qenë me një lojtar më pak. Japonia e shfrytëzoi në maksimum avantazhin e saj dhe shënoi golin e dytë me Osako në minutën e 73. Mesfushori goditi saktë me kokë i harruar nga mbrojtësi Arias. Humbet Kolumbia në debutim e nuk i ndryshuan lojën as aktivizimet e James dhe Bacca. Merr kryesimin Japonia me 3 pikë, në pritje të përplasjes mes Polonisë e Senegalit, ndërsa për Pekerman kalimi i një grupi të ekuilibruar vëhet i vështirë...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/w6/W6k1.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/bb/BBR9.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/lw/lWmZ.mp4

Të këshilluara

Kolumbi-Japoni, një histori që përsëritet

Kolombia u imponua 4-1ndaj Japonisë katër vjet më parë, në Botërorin Brazil 2014 e për të dytin edicion rradhazi të Kupës së Botës amerikano-latinët gjejnë kund...

09:50

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI