Askush nuk mund t'ia mohojë meritën: secila dalje e Erion Veliajt në publik nuk mund të kalojë pa pasoja. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë me vënien e kryebashkiakut në frontin e parë të betejës së Teatrit. Ai ka nxjerrë nga skutat, për të vendosur në plan të parë gjithë bythëlëpirësit e administratës shtetërore.
Të gjithë drejtorët që paguhen me para buxhetore, janë shndërruar në dekorin e pushtetit për të bërë propagandë për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Lexo më tej:
Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama
Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit
Pse nuk i bindi aktorët shfaqja e Erion Veliajt për projektin e teatrit
Kështu, Erion Isai (i pari majtas), i emëruar i freskët si drejtor i Teatrit të Kukullave jo vetëm është pro shembjes, por ai i ka quajtur ata që mendojnë ndryshe nga ai “minj që nuk kanë frikë të të shikojnë në sy", duke huazuar edhe fjalorin e Veliajt për aktorë të nxitur nga partitë e opozitës dhe aktivistë mitomanë të shoqërisë civile.
Zamira Kita (e dyta nga e majta), drejtore e Teatrit të Korçës, edhe ajo për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk ngurroi të zihej publikisht me kolegët e saj në një tubim që ishte mbledhur për punë tjetër. Madje me një miopi prej injoranti, ajo arriti të deklarojë: “Nuk më interesojnë se ku ngrihen kullat, boll mos jenë brenda territorit të teatrit".
Hervin Çuli (i mesit) edhe ai i deklaruar pro prishjes, nuk është mjaftuar me këtë shërbim. Zelli i tij i kaloi pritshmëritë, kur hapi një konflikt për rrogën e Mirush Kabashit duke dëshmuar se është i gatshëm të bëjë opozitarin e opozitarëve të treshes Rama, Veliaj, Kumbaro.
Edhe në dëgjesën tjetër që u zhvillua nga Veliaj me teknicienë të ndërtimit, u vu në pah drejtori i shërbimit zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj (i katërti), i cili vuri alarmin se godina mund të përfshihet nga flakët, se ajo nuk ka pajisje për aspirimin e tymrave dhe evakuimin e mjedisit. Po në logjikën "teatri duhet shembur", ai as nuk e kishte vënë ujn në zjarr se si rregulloheshin këto mangësi apo sa kushtonte neutralizimi i rrezikut të zjarrit.
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu (i pesti nga e majta në të djathtë) as nuk dëgjoi të diskutohet për rikonstruksion, duke përmendur një raport të dirigjuar të institutit të tij për degradimin e ndërtesës nga ana e konstruksionit, problemeve elektrike dhe sanitare. Ai nuk bëri asgjë më shumë se ajo që ka thënë Edi Rama që në vitin 2001, se Teatri rrezikon shembjen megjithëse ai nuk është shembur asnjëherë.
Pas gjithë kësaj parodie shtrohet një pyetje: Si shpjegohet që të gjithë ata që nuk kanë asnjë interes, janë të merakosur dhe duan të kuptojnë, kurse ata që janë drejtorë të shtetit bëhen pa skrupuj dhe bishta të propagandës zyrtare.
Kjo histori shkon më përtej karakterit dhe defekteve të tyre njerëzore. Ajo hedh poshtë kryepremtimin elekoral të Edi Ramës për ta zhveshur shtetin nga njerëzit e tepsisë. Në fakt ky debat për teatrin po vërteton se administrata është mbushur me yesmenë që u dridhen leqet nga urdhërat e partisë.
©Lapsi.al