Flash

Salah mban në ankth të dy teknikët: Rusi-Egjipt varet shumë nga Faraoni

Lapsi.al 19 June 2018
Salah mban në ankth të dy teknikët: Rusi-Egjipt varet shumë

E gjithë strategjia e ndeshjes mes Rusisë dhe Egjiptit, idetë e teknikut rus, por edhe atij të Egjiptit, Hector Cuper, vërtiten rreth një lojtari: Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpool vazhdon të jetë në dilemë nëse duhet të luajë apo jo, por duke qenë se humbja e parë u arkivua, Hector Cuper mund të mos ketë shans tjetër. Mo nuk u rrezikua kundër Uruguajit, por ndoshta duke parë ekuilibrin në debutim egjiptianët mund të jenë penduar për zgjedhjen e bërë. Me një pikë Cuper mund të luante një ndeshje në pritje, por me golin e pësuar në minutat shtesë ndaj Uruguajit, tani i duhet fitorja dhe Salah është e sigurtë se nuk është në formën më të mirë, edhe pse i rikuperuar. Me të në fushë, gjërat ndryshojë për të dy formacionet dhe rusët që u mbrojtën mirë kur iu desh kundër Arabisë; do ti japin kujdesin e duhur Salah me dy mesfushorë shkatërrues dhe eksperiencën e Sergei Ignashevich, që duhet të mjaftojnë për të izoluar talentin e Egjiptit. Por kjo është pjesë e planit nëse Salah zbret në fushë, përndryshe Cherchesov mund të marrë frymë lirisht.

Dzagoev mbyll Botërorin, goditje për Rusinë

Organizatorët në debutimin në Luzhniki shënuan fitoren e dytë më të madhe në historinë e ndeshjeve hapëse, kur shkatërruan Arabinë Saudite 5-0. Problemi më i madh për teknikun Cherchesov mund të konsiderohet dëmtimi i Alan Dzagoev. Për fantazistin, Botërori u mbyll pa filluar mirë dhe kjo është një goditje për rusët që humbën një prej lojtarëve të tyre më të njohur. Dzagoev pësoi një tërheqje muskulare dhe u zëvendësua në ndeshjen e parë, duke i lënë vendin Denis Cheryshev. Numri 6 e justifikoi prezencën me një perfomancë super: dy gola dhe shumë vrapim.

Goditjet standarte pika e dobët e Egjiptit

Dicka duhet të ndryshojë Cuper në goditjet standarte, jo vetëm për golin e pësuar kundër Uruguay, por edhe në shumë situata ku amerikano jugorët dilnin fitues në zonën e Faraonëve. Situata bëhet emergjente po të mendosh që Rusia 2 nga 5 golat i shënoi në atë mënyrë dhe ky është një paralajmërim falas për Cuper. Stanislav Cherchesov mori përgjigjet e duhura në provën e parë, por rusët kanë dështuar të fitojnë ndeshjen e dytë në 5 rastet e fundit në Kupën e Botës – e fundit në 1982 kur përfaqësoheshin si Bashkimi Sovjetik. Egjipti nuk fiton prej 5 ndeshjesh në Kupën e Botës – asnjë skuadër afrikane nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje pa marrë një fitore, e ndoshta ka ardhur koha e duhur.

Të këshilluara

Kolumbi-Japoni, një histori që përsëritet

Kolombia u imponua 4-1ndaj Japonisë katër vjet më parë, në Botërorin Brazil 2014 e për të dytin edicion rradhazi të Kupës së Botës amerikano-latinët gjejnë kund...

09:50

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI