Flash

Merkel i përgjigjet kritikave të Trump: Faktet flasin vetë...

Lapsi.al 19 June 2018
Merkel i përgjigjet kritikave të Trump: Faktet flasin vetë...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgënjeshtroi sot deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili mbështeti sërish tezën se kriminaliteti është në rritje në Gjermani për shkak të fluksit të migrantëve.

“Përgjigja ime për këtë është se ministri i Brendshëm gjerman prezantoi së fundmi statistikat për kriminalitetin, dhe faktet flasin vetë”, u shpreh Merkel.

Disa orë më parë, Trump për herë të dytë brenda dy ditësh u shpreh me anë të një postimi në Twitter se kriminaliteti është rritur në Gjermani që kur Merkel i hapi dyert e vendit të saj më shumë se një milionë azilkërkuesve që nga viti 2015.

Presidenti amerikan theksoi më tej se zyrtarët gjermanë nuk duan të përllogarisin saktësisht këto krime.

Në një raport për vitin 2017 publikuar në fillim të muajit maj, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer mirëpriti faktin se në vitin 2017 numri i sulmeve fizike ndaj personave apo pasurive arriti nivelin më të ulët historik që prej vitit 1992, që nga përpilimi i statistikave për Gjermaninë e ribashkuar.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump godet ashpër Merkel: Populli nuk të do… 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI