Flash

Gent Zenelaj i vihet kundër Erion Isai,'Drejtor i ri,nuse e re'

Lapsi.al 19 June 2018
Gent Zenelaj i vihet kundër Erion Isai,'Drejtor i ri,nuse e re'

Erion Isai është zgjedhur Drejtor i Teatrit të Kukullave. Nga ana tjetër, ai është shprehur pro shembjes dhe rindërtimit të Teatrit Kombëtar. Por disa prej epiteteve që ka përdorur Erioni në fjalimin e tij duket se i kanë lënë shije të hidhur aktorit Gentian Zenelaj.

Sot ai ka bërë një postim në Facebook, dedikuar “Erion Isait dhe të tjerëve”. Ndër të tjera, Genti e krahason Erionin me nusen e re që duhet të bjerë dakord me kunatat dhe duhet të ruajë marrëdhënien e mirë me vjehrrën e Bashkisë dhe vjerrin e Kryeministrisë. Gjithashtu, moeratori i “Stop”, në këtë shkrim ironizon faktin që Erioni i ka quajtur aktorët partiakë, ndërkohë që edhe vet po bën të njëjtën gjë. “Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit. Më ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit, pastaj i quajte mitingarë, partiakë, zhurmanjosë etj. etj.. Në fillim u revoltova, pastaj piva edhe një kafe tjetër dhe vendosa të shkruaj dy rreshta unë për ty. Erion, je drejtor i ri, je pak a shumë si një nuse e re. Po, kështu i themi ne nga anët tona… Nusja e re dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara, ke beteja të përhershme me kunatat e tjera, ata që janë drejtorë ose ata që nëpërmjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty, por ke detyrēn e vështirë t’i fitosh edhe zemrën vjehrrës së Bashkisë dhe sidomos vjehrrit të Kryeministrisë. E di Erion, nuk e ke aspak të lehtë, e ka politika këtë gjë: të detyron të gëlltisësh gjëra që nuk duhet dhe problemi është që nuk i vjell dot më, do i kesh në bark tërë jetën. I quajte kolegët e tu partiakë Erion, por harron që aty ka shumë kolegë, ka kolege që flasin në skenë por ka kolege edhe poshtë që dëgjojnë…”- ka shkruar Genti në Facebook.

Të këshilluara

Kjo është sozia bodybuilder e Jennifer Lopez

Janë të shumta rastet kur njerëzit e thjeshtë kanë ngjashmëri të mëdha me personazhet e famshëm. Një prej tyre është edhe ngjashmëria, për të cilën folëm para p...

11:28

Shitje të mëdha pas vdekjes së Kate Spade

Ndarja e papritur nga jeta e stilistes amerikane Kate Spade, pak ditë më parë, ka bërë që çmimet e çantave të saj në tregun e gjërave të përdorura të rriten dis...

17:00

Irina Shayak me një look tërësisht të ri

Me flokë të shkurtra dhe me baluke. A e njeh atë? Është Irina Shayk që arriti konkretisht në Milano nga Nju Jork për shfaqjen Dsquared2. Irina shfaqet tërësisht...

16:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI