Flash

Ekspertët: Rusia ka rinovuar bunkerin bërthamor pranë Polonisë

Lapsi.al 19 June 2018
Ekspertët: Rusia ka rinovuar bunkerin bërthamor pranë

Rusia mund të ketë rinovuar bunkerin e magaziminit të armëve bërthamore në Kaliningrad.

Ky është përfundimi që kanë arritur ekspertët, pasi kanë shqyrtuar me imtësi disa foto satelitore. Sipas ekspertëve, rikonstruktimi i bunkerit atomik, që gjendet vetëm 50 kilometra larg kufirit me Poloninë, mund të ketë nisur që në vitin 2016.

“Me sa di unë, ai është vendi i vetëm i magazinimit të arsenalit bërthamor në zonën e Kaliningradit. Punimet e bëra atje ngrenë padyshim pyetjen se cili është statusi operacional i këtij bunkeri" - u shpreh specialisti i armëve bërthamore, Hans Kristensen, për 'The Guardian'.

Rinovimi do të thotë se bunkeri mund të furnizohet me raketa me mbushje atomike brenda një kohe të shkurtër, shkruan Top Channel.

Vetë pozicioni i tij në Kaliningrad e bën mjaft problematik për planifikuesit ushtarakë të NATO-s, sepse, edhe nëse në rast konflikti do të përdoreshin armë me rreze të shkurtër veprimi, ato sërish do të rrezikonin qytete të rëndësishme anëtare të aleancës, si Berlini e Varshava.

Të këshilluara

Kush po tenton të eliminojë Angela Merkel

Edhe një herë për t’i përshkruar me qetësi zhvillimet politike të enjten në Berlin: Një natë të gjatë bisedojnë në zyrë kancelarja dhe ministri i Brendshëm. ...

20:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI