Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

DOKUMENTAT/ S'ka para për teatrin, por "ahengu" i Rilindjes kushtoi 1.4 miliard lekë

Lapsi.al 19 June 2018
DOKUMENTAT/ S'ka para për teatrin, por "ahengu" i Rilindjes

Argumenti kryesor për të justifikuar pazarin me truallin e Teatrit Kombëtar në këmbim të një godine të re, të rindërtuar nga kompania private, është se kjo e jona është një qeveri e varfër. Madje Veliaj në dëgjesën që pati me artistët tha se buxheti i bashkisë nuk shkon më shumë se 20 milion euro, para me të cilat bëhen lulishte, kopshte, rrugë etj, megjithëse askush nuk pret nga bashkia financimi i një godine të re për teatrin apo rikontruksionin e godinës aktuale.

Duke marrë shkas nga këto deklarata, Lapsi.al nxorri një shumë të shpenzimeve që Rilindja ka bërë për një nga kompanitë kryesore që ofron shërbimin e fonisë në aktivitetet shtetërore, të qeverisë apo të bashkisë së Tiranës. Kompania Prosound rezulton të jetë një fituese e rregullt e tenderave për aktivitetet publike dhe sipas një kërkimi të thjeshtë në Spending.data rezulton se shuma totale e dhënë nga buxheti për këtë kompani që menaxhon aktivitetet shtetërore shkon më shumë se 1.2 miliard lekë që nga viti 2015.

Nga kjo shumë rezulton se më shumë se 150 milionë lekë, i janë dhënë kompanisë Prosound nga shërbimet e kontraktuara nga Bashkia e Tiranës. Shpenzime që përfshijnë, blerjen e pajisjeve të zërit, apo për foninë në aktivitete të ndryshme publike të bashkisë.

Shuma totale e shërbimeve të fonisë për vetëm një kompani që ka fituar tenderat e aktiviteteve qeveritare, është e përafërt me shumën që ka nxjerrë një studim i vitit 1999 për rikonstruksionin e teatrit, rreth 1.4 miliard lekë. Shuma duhet marrë me përafërsi për shkak të ndryshimit të çmimeve ndër vite, megjithatë varianti për rikonstruksionin e teatrit mbështetet fuqimisht nga artistët që kundërshtojnë projektligjin e qeverisë, sepse ky e gjen zgjidhjen tek tkurrja e pronës publike dhe dhënia e saj kompanisë që kërkon të ndërtojë kulla në qendër të Tiranës.

Shpenzimet kolosale për aktivitetet që reklamojnë punët e qeverisë, si përurime, promovime, qiramarrje të pajisjeve për aktivitetet që transmetohen në media, etj janë një provë më shumë të pretendimit të artistëve se godina e Teatrit Kombëtar është lënë qëllimisht të degradojë, në mënyrë që rrafshimi i godinës të bëhet më i pranueshëm dhe për pasojë t'i hapet rrugë pazarit të ngritjes së kullave në këmbim të truallit publik.©Lapsi.al

Të këshilluara

Studimi amerikan/ Çfarë pamje ka Zoti

Në këngën e nominuar për Grammy në vitin 1995 “One of Us”, këngëtarja Joan Osborne bëri një pyetje mijëravjeçare: Nëse Zoti do të kishte një fytyrë, si do të is...

22:23

Tunizi-Angli, nis sfida e dytë e Grupit G

Pas fitores së Belgjikës ndaj Panamasë (3-0), Grupi G mbyll raundin e tij të parë me takimin Tunizi-Angli ne "Volgograd Arena": Kane me shokë duhet t'i përgjigj...

19:58

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI