Flash

VIDEO / Po të mos ishte Kane, Anglia do kishte zhgënjyer me Tunizinë

Lapsi.al 18 June 2018
VIDEO / Po të mos ishte Kane, Anglia do kishte zhgënjyer me

Anglia nuk shkëlqen në ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë dhe mund me vështirësi 2-1 Tunizinë. Për fat, uragani që përfshiu Tunizinë mban veshur fanellën e Anglisë. Harry Kane është ylli i mbrëmjes, autor i dygolëshit dhe i fitores së "Tre Luanëve". 6 goditje në kuadrat në 45 minutat para për Anglinë janë një rekord më vete: kishte që nga korriku i vitit 1966 që nuk ndodhte në një pjesë të parë të luajtur nga britanikët në një ndeshje të Botërorit.

Anglia e ka nisur fort takimin duke kaluar në avantazh në minutën e 11' me anë të yllit të Tottenham, Harry Kane. Në të 15-ën Tunizisë i është dashur të bëjë një ndërrim të detyruar pasi portieri Mouez Hassen është dëmtuar, duke e pasur të pamundur vazhdimin e lojës. Në vend të Hassen, trajneri Nabil Maaloul ka aktivizuar portierin e dytë Farouk Ben Mustapha.

Por në vend që të marrë goditje morale, Tunizia ka befasuar "Tre Luanët" në minutën e 35. Kyle Walker godet në fytyrë Ben Youssef dhe gjyqtari kolumbian, Wilmar Roldan ka akorduar 11 metërsh për Tunizinë. Ferjani Sassi nuk gabon dhe barazon shifrat në 1-1. Anglia e shtangur, këmbët të ngrira dhe frika për një dështim reale...

Pjesa e dytë nuk është në ritmin e të parës me Tunizinë që mbrohet mirë ndaj ofensivës angleze. Duhet të vinte koha shtesë që "Tre Luanët" të gjenin fitoren, sërish me protagonist Harry Kane që shënon edhe dygolëshin personal. Fitore në frymën e fundit për britanikët, që shmangin figurën e shëmtuar në startin e Kupës së Botës, ashtu në fakt si i ndodhi Gjermanisë e Brazilit më parë. Anglia merr tri pikët e para dhe vihet në ndjekje të Belgjikës, që kishte fituar me tre gola ndaj Panamasë në sfidën e parë të Grupit G.

https://www.youtube.com/watch?v=hMz0_cFvfCI

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI