Flash

Terror në Rostov, merr flakë avioni i Arabisë Saudite

Lapsi.al 18 June 2018
Terror në Rostov, merr flakë avioni i Arabisë Saudite

Çaste terrori për Arabinë Saudite. Avioni me të cilin udhëtonte kombëtarja e Lindjes së Mesme ka marrë flakë gjatë fluturimit për në Rostov, vendi ku do të luajë ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës kundër Uruguajit. Një prej motorëve, ka pësuar një defekt dhe ka shpërthyer në flakë, por për fat nuk e ka penguar pilotin ta cojë avionin në destinacion.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Saudite me një komunikatë në të cilën sigurojnë të gjithë për gjendjen e lojtarëve dhe pasagjerëve të tjerë: "Federata Saudite dëshiron ti qetësojë të gjithë për sigurinë e të gjithë anëtarëve të misionit të skuadrës Kombëtare: pas një keqfunksionimi teknik në një motor, avioni ka zbritur pak caste më parë në Rostov në aeroportin e Don. Lojtarët po i drejtohen rezidencës së tyre shëndoshë e mirë".

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI