Flash

Shumë kohë pas dasmës babai i Meghan Markle shpreh trishtimin

Lapsi.al 18 June 2018
Shumë kohë pas dasmës babai i Meghan Markle shpreh trishtimin

Babai i dukeshës së Sussex, Thomas Markle, ka shprehur trishtimin e tij për faktin se nuk mundi të ishte në krahë të së bijës teksa ajo shkonte drejt altarit.

“Unë jam një shënim në eventin historik më të madh, si babai që nuk përcolli vajzën në altar. Kjo më mërzit disi”, tha ai për ‘Good Morning Britain’ (Mirëmëngjes Britani).

Babai i Markle tha se ai ‘do kishte dashur absolutisht të ishte prezent në event, por ishte i pamundur për arsye shëndetësore’.

Princi Charles ishte njeriu që shoqëroi dukeshën për në altar.

z.Markle tha se ndihej pak ‘xheloz’, por shtoi: “Isha i nderuar, nuk do të mendoja zëvendësim më të mirë se dikush si Princi Charles.”.

“Shpërtheva në lot, gjatë kohës që ai shoqëronte time bijë. Do doja të kishte qenë dora ime që mbështeste të sajën dhe jo e Charles-it.”

Ai e ndoqi dasmën nga Kalifornia, ku ishte shtruar për një ndërhyrje në zemër.

Gjatë intervistës, Thomas tha gjithashtu se beson se e bija ka qarë kur ai i tha asaj dhe Harryt se nuk mund të vinte në dasëm.

“Ata u zhgënjyen. Meghan qau, jam i sigurtë, dhe të dy thanë ‘Kujdesu për veten, ne jemi vërtet të shqetësuar për ty'”.

Duke përshkruar momentin e propozimit nga ana e Harryt për Meghan, Thomas Markle pretendon t’i ketë thënë dhëndrrit të tij të ardhshëm: “Je një xhentëlmen, më premto se nuk do të ngresh kurrë dorë kundër sime bije dhe do kesh miratimin tim.”

Thomas gjithashtu tha se diskutoi për politikë, përfshirë edhe biseda për presidentin amerikan dhe Brexit, me princin Harry.

“Unë po thoja se nuk e pëlqeja Donald Trump dhe Harry m’u përgjigj: Jemi një shans”, tha z. Markle.

I pyetur rreth bisedës për Brexit, Thomas tha: “Ishte një humbje kohe….Mendoj se duka i Sussexit ishte i hapur ndaj eksperimentit”.

Të këshilluara

Gal Gadot vjen në Wonder Woman 2

Më në fund fansat patën mundësi të shikojnë Diana Prince se si do të paraqitet në “Wonder Woman 1984”, kapitulli i dytë i filmit “Cinecomic” mbi heroinën “DC”, ...

11:08

Bella Hadid rikthehet me The Weeknd

Modelja e njohur, Bella Hadid dhe The Weeknd mesa duket nuk po e harrojnë dot njeri-tjetrin. Çifti kanë qenë së bashku në disa festa të ndryshme dhe prej Coa...

09:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI