Flash

Robbie Williams rrezikon burg për gjestin në botëror

Lapsi.al 18 June 2018
Robbie Williams rrezikon burg për gjestin në botëror

Ndonëse kënga zyrtare e boterorit 2018 eshte kenduar nga Era Istrefi Will Smith e Nicky Jam, live ka qene Robie Williams ai qe ka performuar. Ceremonia hapëse ka qenë e magjishme me shumë efekte të veçanta të cilat kanë lënë pa fjalë të pranishmit por edhe ata që po e ndiqnin nga TV, por gjest që ai ka bërë në një ndër kamerat që po e xhironte i ka habitur të gjithë. Ai teksa kërcente ka nxjerrë gishtin e mesit e më pas është larguar. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe komentues të shumtë e kanë konsideruar si të pahijshëm veprimin e këngëtarit.

Siç shkruhet edhe në mediat e huaja tashmë Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun në qoftë se veprimi konsiderohet i qëllimshëm. Ai mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe mund të marrë edhe gjobë . Thuhet se ai e tregoi gishtin e mesit kamerës, për t’ju përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.

Të këshilluara

Johnny Depp heq dorë nga daljet publike

Thashethemet mbi shëndetin e tij, pas daljeve në Rusi ku dukej shumë i zbehtë dhe i dobësuar, kanë bërë që menaxherët e artistit të marrin vendime drastike ...

14:58

Gal Gadot vjen në Wonder Woman 2

Më në fund fansat patën mundësi të shikojnë Diana Prince se si do të paraqitet në “Wonder Woman 1984”, kapitulli i dytë i filmit “Cinecomic” mbi heroinën “DC”, ...

11:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI