Flash

Presidenti i Iranit vizitë në Europë prej pasigurive për marrëveshjen bërthamore

Lapsi.al 18 June 2018
Presidenti i Iranit vizitë në Europë prej pasigurive për

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, planifikon të vizitojë Austrinë dhe Zvicrën muajin e ardhshëm, në një kohë pasigurie për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe ka rivënë sanksione ekonomike kundër Iranit.

Nënshkrueset e tjera të marrëveshjes: Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë thënë se do të mbeten të përkushtuara ndaj saj, për aq kohë sa e respekton edhe Irani.

Teherani, ditë më parë, tha se ka nisur procesin e rritjes së kapacitetit për të pasuruar uranium, në rast se marrëveshja, që e kufizon aktivitetin e tij bërthamor, kolapson.

Rohani pritet të qëndrojë në Zvicër më 2 dhe 3 korrik për të biseduar me presidentin e këtij vendi, Alain Berset, dhe zyrtarë të tjerë, tha Qeveria zvicerane, shkruan rel.

Më 4 korrik, presidenti iranian do të takohet me homologun e tij austriak, Aleksander Van der Bellen, dhe kancelarin Sebastian Kurz në Vjenë, citoi agjencia e lajmeve DPA një burim në zyrën presidenciale në Austri.

Të këshilluara

Kush po tenton të eliminojë Angela Merkel

Edhe një herë për t’i përshkruar me qetësi zhvillimet politike të enjten në Berlin: Një natë të gjatë bisedojnë në zyrë kancelarja dhe ministri i Brendshëm. ...

20:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI