Flash

VIDEO / Meksika "masakron" Gjermaninë, mallkimi i Grupit F nisi

Lapsi.al 17 June 2018
VIDEO / Meksika "masakron" Gjermaninë, mallkimi i Grupit F nisi

Një fitore historike e Meksikës ndaj Gjermanisë që vjen pas më shumë se tre dekadash mungesë, që nga 1985. 1-0 ka fituar skuadra e Juan Carlos Osorio duke marrë tri pikët e para në Grupin F ndaj një kundërshtari që renditet ndër pretendentët për të ngritur trofeun më madhor futbollistik në botë.

Me shumë ritëm ka nisur pjesa e parë me të dyja skuadrat që tentuan golin. Por ka qenë më vendimtare Meksika që ka arritur avantazhin falë një kundërsulmi. Në minutën e 35' i shërbyer nga Javier Hernandez, Hirving Lozano i dhuron golin skuadrës së tij dhe dërgon në delir tifozët meksikanë që ndezën "Luzhinski Stadium".

Edhe pjesa e dytë është plot emocione, me kampionen e Botës në fuqi, Gjermaninë që nuk dorëzohet për asnjë sekondë por kërkon me nglum golin që nuk vjen. Nga ana tjetër edhe kombëtarja "El Tricolor" është përpjekur të shfrytëzojë çdo rast për kundërsulm. Pavarësisht tentativave të shumta të Gjermanisë, skuadra e Low është detyruar ta mbyllë pa asnjë pikë këtë takim.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/d5/d5W5.mp4

 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI