Flash

Eurobarometri/ Sondazhi që hedh poshtë euforinë e Ramës për papunësinë

Lapsi.al 17 June 2018
Eurobarometri/ Sondazhi që hedh poshtë euforinë e Ramës

Pak ditë më parë qeveria shqiptare njoftoi me triumfalizëm se politikat progresiste të Rilindjes kishin bërë një kthesë të paimagjinueshme në uljen e kurbës së papunësisë. Vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në publik për të publikuar shifrën rekord pre1 12.5%.  “Modeli i ri ekonomik, rritje ekonomike me rritje punësimi, ai që ne nisëm së bashku në 2013-ën po funksionon" deklaroi ai.

Kjo eufori shpërtheu pasi INSTAT deklaroi për herët të parë se papunësia ishte ulur në minimumin historik.

Lexo me tej:

INSTAT/ Si e llogariti papunësinë në nivelin minimal 12.5%

Por gjithë këto lëvizje propagandistike janë vënë në dyshim pas publikimit të rezultateve të Eurobarometrit, një sondazh prmanent që teston gjendjen e vendeve anëatre të BE dhe njëkohësisht atyre kandidate për t'u pranuar atje.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar këtë qershor papunësia mbetet shqetësimi kryesor i të gjithë shqiptarëve. Ajo jo vetëm rreshtohet si problemi i dytë ajo mbetet problem për kati 1/3 banorëve të vendit.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian.

Papunësia është shqetësimi i dytë,  që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problem për 25% të të anketuarve.

Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.

Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jeteës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI