Flash

Beyonce dhe Jay Z vijnë me klipin e tyre të ri

Lapsi.al 17 June 2018
Beyonce dhe Jay Z vijnë me klipin e tyre të ri
  U bënë 2 vite që kur Beyoncé publikoi “Lemonade”, në të cilën fliste për tradhëtinë e reperit dhe na dha një recetë për të tejkaluar të gjithë problemet që hasen në çift. Nga ana tjetër, Jay Z publikoi vitin e kaluar “4:44”, albumin në të cilin i përgjigjej të gjitha akuzave të ngritura një vit më parë. Tashmë, në 2018-ën, çifti më i fuqishëm në industrinë e muzikës nisi turneun e dytë sëbashku “On The Run II”. Pas 4 koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmjen e kaluar, në përfundim të koncertit të dytë në Londër, Beyoncé dhe Jay Z shfaqen në ledëalle videoklipin më të ri “Apesh*t” dhe pas këtij shkrimi: “Album is out noë/ Albumi sapo u publikua” u shfaq në ekranet gjigande. “Everything is Love” është albumi i shtatë i këngëtares amerikane dhe i 14-i i reperit ngaBrooklyn, në të cilin gjenden 9 këngë. Në të nënta këngët, çifti i artistëve flasin për dashurinë, marrëdhënien e tyre të rregulluar, kundërshtarëve, fansat, arritjet e tyre, racizmin në SHBA dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, albumi është i shoqëruar edhe me klipin e këngës “Apesh*t”, i cili është xhiruar në muzeun e Luvrit. Kështu, Beyoncé dhe Jay Z, përveçse kthehen në artistët e parë që publikojnë një album teksa performojnë në koncert, por edhe në të vetmit që regjistrojnë një videoklip në Muzeun e Luvrit. Albumi gjendet vetëm në Tidal, ndërkohë që klipin mund ta shihni këtu: /Blitz.al/

Të këshilluara

Tuba në prag martese me biznesmenin

Plani për martesë në janar për çiftin Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen nuk u realizua. Edhe pse u tha se do shkonin në Rome që të celebronin marrëdhenien e t...

14:36

Kastro Zizo tregon të vërtetën për fejesën

Rikujtojmë se kohëve të fundit në media kanë qarkulluar lajme të ndryshme përsa i përket fejesës së Kastro Zizos. Vetë ai ka bërë lëmsh gjithë mediat e gazetarë...

10:41

Kelvi Kadili:Marr kërcënime për jetën

Kelvi Kadilli ka qenë i ftuari i kësaj të shtune në emisionin “Thumb”  që drejtohet nga Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta. Moderatori i njohur ka treguar më shum...

09:56

BBC një artikull dedikuar Bebe Rexhës

Një ndër mediat më të mëdha ndërkombëtare, BBC i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Duke folur për albumin e saj të s...

18:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI