Flash

VIDEO / Kroacia fiton ndaj Nigerisë dhe merr kryesimin e Grupit D

Lapsi.al 16 June 2018
VIDEO / Kroacia fiton ndaj Nigerisë dhe merr kryesimin e Grupit D

Pas fitores 2-0 ndaj Nigerisë, Kroacia ka marrë tre pikët si dhe kryesimin provizor të Grupit D. Skuadra e Zlatko Dalic ka mundur të shfrytëzojë më së miri frenimin përballë Islandës të Argjentinës me të cilën do të diskutojnë ndeshjen e dytë.

Pjesa e parë e takimi që u luajt në "Kaliningrad Stadium" ishte thuajse e ekuilibruar. Asnjë nga skuadrat nuk arriti të imponojë lojën e saj me Kroacinë që gjeti avantazhin falë një autogoli të Oghenekaro Etebo në minutën e 32'.

Priste shumë nga ai, por në minutën e 62' trajneri i Nigerisë Gernot Rohr nxjerr nga fusha e lojës kapitenin Alex Iwobi për ta zëvendësuar me Ahmed Musa. Nuk ndërron asgjë për kombëtaren afrikane dhe në të 71' Luka Modric shënon golin e dytë për Kroacinë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjyqtari brazilian Sandro Meira Ricci akordon 11 metërsh për kroatët pas një mbajtje të Ekong ndaj Mandzukic në zonë.

Edhe pse nuk paraqiti lojën më të mirë, Kroacia udhëheq me tre pikë Grupin D. Pas saj renditen Argjentina dhe Islanda me nga një pikë secila, ndërsa mbyll renditjen Nigeria me 0 pikë.

https://streamable.com/mxant

 

Të këshilluara

Argjentina, Messi: "Meritonim më shumë"

Argjentina nuk ia ka dalë të mposhtë Islandën debutuese në Botëror. Djemtë e Jorge Sampaoli-t kanë marrë vetëm një pikë nga ky takim që u mbyll në shifrat 1-1. ...

21:34

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI