Flash

“Tifozat Kuq e zi” kërkesë të pazakontë TVSH-së: Largo komentatorin e njohur nga ekrani

Lapsi.al 16 June 2018
“Tifozat Kuq e zi” kërkesë të pazakontë

Grupimi “Tifozat Kuq e zi” kanë bërë një kërkesë të rrallë këtë të shtunë drejtuar Televizionit Publik Shqiptar. Ata e kanë konsideruar të papranueshme deklaratën e komentatorit Kostandin Grillo se në Botërorin e Rusisë bënte tifo për Serbinë dhe atë të Zvezdës së Beogradit.

“Tifozat Kuq e Zi” shkruajnë se për këto qëndrime, Grillo nuk duhet të komentojë më ndeshjet e kombëtares, por edhe më shumë.

“Nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë faktin që një komentator sportiv i cili mbështetet financiarisht tek sportdashësit shqiptarë, të jetë në përkrahje të antivlerave duke promovuar vazhdimisht lojtarët serb në ekipet tona lokale, duke mbështetur publikisht kombëtaren serbe apo interesat greke kundrejt shteteve të tjera. I shohim të tilla provokime si joprofesionale dhe kundër interesit të sportdashësit shqiptar” – thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar TVSH-së.

LETRA

Kërkesë dërguar RTSH - Radio Televizionit Shqiptar

Të nderuar anëtarë të Këshillit drejtues të RTSH,

I nderuar Z.Pano Xhixho,

Mbrëmjen e së enjtes kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e komentatorit sportiv Kostandin Grillo në një nga emisionet sportive me anë të të cilave ai mbështet publikisht kombëtaren e serbisë dhe ekipin e Zvesdës së Beogradit.

Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares Kuq e Zi dhe jo vetëm.

Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik.

Ne presim nga ai dhe të tjerë komentatorë që të jenë shembull i transmetimit të vlerave tona.

Por nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë faktin që një komentator sportiv i cili mbështetet financiarisht tek sportdashësit shqiptarë, të jetë në përkrahje të antivlerave duke promovuar vazhdimisht lojtarët serb në ekipet tona lokale, duke mbështetur publikisht kombëtaren serbe apo interesat greke kundrejt shteteve të tjera.

I shohim të tilla provokime si joprofesionale dhe kundër interesit të sportdashësit shqiptar.

Së fundmi, i rikujtojmë komentatorit Grillo që serbia, përveçse nuk është e vetmja kombëtare nga Ballkani që po merr pjesë në Kampionatin Botëror është gjithashtu kombëtarja e atij vendi për të cilin ai, në një tjetër emision, ka deklaruar që i ka sjellë frikën më të madhe në jetën tij (ndeshja në Beograd në 14.10.2014)!

Duke shpresuar në pranimin e kësaj kërkese, urojmë që komentatorëve apo opinionistëve të tjerë të tillë tu kufizohet sa më shumë hapësira mediatike në emisionet tuaja.

Me respekt,

Tifozat Kuq e Zi

Të këshilluara

Argjentina, Messi: "Meritonim më shumë"

Argjentina nuk ia ka dalë të mposhtë Islandën debutuese në Botëror. Djemtë e Jorge Sampaoli-t kanë marrë vetëm një pikë nga ky takim që u mbyll në shifrat 1-1. ...

21:34

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI