Flash

Peruja kërkon fitoren e parë pas 40 vjetësh, por përballë është Danimarka

Lapsi.al 16 June 2018
Peruja kërkon fitoren e parë pas 40 vjetësh, por

Danimarka e Peruja sfidohen për herë të parë në histori, kur dy skuadrat të zbresin në Mordovia Arena në orën 18.00 për Grupin C. Amerikanolatinët kthehen të luajnë në një Botëror pas 36 vjetësh, herën e fundit u prezantuan në Spanjë ’82, ndërsa pozicionimin më të mirë, Los Incas e kanë arritur në Meksikë ’70, kur arritën në cerekfinale. Suksesi i fundit i Perùsë i takon 40 viteve më parë kundër Iranit (4-1) në Botërorin e Argjentinës në ’78, por për të përmirësuar statistikat e tyre negative peruanët duhet të bëjnë llogaritë me një Danimarkë solide.

Simboli Eriksen...

Është pjesëmarrja e pestë e danezëve në një Botëror, nga të cilat tre herë ka arritur fazën me eleminim direkt. Danimarka beson shumë në yllin e saj Eriksen. Mesfushori i Tottenham është shënuesi më i mirë dhe njeriu asist për formacionin skandinav në kualifikueset me 11 gola e 3 asist. Hareide e ka ndërtuar skuadrën rreth 23 vjecarit që ka marrë përgjegjësitë mbi vete e pas një sezoni të jashtëzakonshëm është gati të përsëritet në skenën më të madhe botërore.

Trajnerët debutues...

Për teknikun e danezëve, Hareide, ky është turneu i parë ndërkombëtar si trajner dhe ai do të kërkojë të jetë i dyti që udhëheq Danimarkën në 1/8 pas Johansson në ’98. Botërori i parë edhe për Garecan, trajnerin e Perùsë. Los Incas do të nisen me skemën 4-2-3-1 dhe dyshimi i vetëm është në të djathtë: Flores apo Carillo. Pak dyshime për Danimarkën: në fushë nga minuta e parë do të jetë lojtari i Udineses Larsen, ndëra Cornelius do të ulet në pankinë.

Të këshilluara

Franca me tre sulmues kundër Australisë

Franca konsiderohet mes pretendentëve të fortë për trofeun final në Rusi, por skuadra e Didier Deschamps duhet ta përligjë këtë vlerësim në ndeshjen e parë të G...

09:44

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI