Flash

Video/Ja çfarë ndodhi në Francë-Australi, "rastësia" i dha fitoren Gjelave

Lapsi.al 16 June 2018
Video/Ja çfarë ndodhi në Francë-Australi,

Është mbyllur me fitoren e Francës 2-1 përballë Australisë, ndeshja e parë e Grupit C, luajtur në Kazan Arena. Vendimtar për suksesin e skuadrës së Deschamps ka qenë një gol me shumë fat për Francën. Paul Pogba ka shënuar një gol rastësor, me topin e devijuar që përplaset në traversë, por për fatin e keq të Australisë kaloi vijën e portës.

Franca mori avantazhin në minutën e 58, me ndihmën e VAR për të akorduar 11 metërshin, pas pengimit në zonë të Griezmann. Sulmuesi i Atletiko Madrid realizoi vetë nga pika e bardhë duke kaluar skuadrën e Deschamps provizorisht në avantazh, në një ndeshje tepër të ekuilibruar.

Por Australia nuk hoqi dorë nga loja e saj dhe skuadra e Van Marëijk barazoi rezultatin në minutën e 62 me 11 metërsh, i dyti i ndeshjes këtë herë për prekje të topit me dorë. Jedinak barazoi shifrat në 1-1, por goli rastësor i Pogba i ka dhënë tre pikët e para Francës në Grupin C.

Prezantim zhgënjyes megjithatë për Francën në debutimin e saj në Rusi 2018, duke qenë se Gjelat konsiderohen një ndër favoritët kryesorë për triumfin final.

https://www.youtube.com/watch?v=_cDmbF3JxhU

Të këshilluara

Franca me tre sulmues kundër Australisë

Franca konsiderohet mes pretendentëve të fortë për trofeun final në Rusi, por skuadra e Didier Deschamps duhet ta përligjë këtë vlerësim në ndeshjen e parë të G...

09:44

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI