Flash

Gjeometria kroate përplaset me dinamizmin e Nigerisë

Lapsi.al 16 June 2018
Gjeometria kroate përplaset me dinamizmin e Nigerisë

Ndeshja e parë mes Kroacisë dhe Nigerisë, do të japë spektakël në Kaliningrad për Grupin D në orën 21.00. I vetmi rast ku ballkanasit kanë luajtur kundër një skuadre afrikane në një Botëror i takon 2014 me fitoren 4-0 kundër Kamerunit. Kroacia e Zlatko Dalic është në pjesëmarrjen e 5 në Botëror dhe u kualifikua pasi mundi Greqinë në playoff. Në anën tjetër, afrikanët e kanë kaluar fazën e grupeve në 3 nga 5 prezencat e tyre në Botëror, por këtë herë ata vijnë pa emra të njohur e me skuadrën me moshën më të re në Rusi 2018, për një mesatare 25 vjec e 352 ditë.

Synimi për të përsëritur 1998...

Ballkanasit janë kthyer në Rusi të jenë një formacion prestigji, por kanë nevojë për të përmirësuar rekordin e vetëm një kalimi të fazës së grupit në katër përfaqësime në Kupën e Botës. E formuar me lojtarë të klubeve më të rëndësishme Europiane, kualiteti i skuadrës së Dalic nuk mund të vihet në dyshim, mjafton të përmendësh se aty janë 5 lojtarë që kanë fituar 9 Champions League. Mesfusha e Kroacisë është e të gjithë prestigjit: zotërimi i topit dhe vertikalizimet pas shpinës së mbrojtësve janë karakteristike për klasin e lartë të Modric, Rakitic, Kovacic e Brozovic. Por, një pikë të dobët, mesfusha kroate ndoshta e ka. Pavarësisht teknikës së lartë, ajo është disi e ngadaltë, por rikuperimin e bën me dinamizmin në krahë, ku sidomos Perisic është i pandalshëm.

Nigeria "e panjohur"...

Nuk është se nuk ka probleme skuadra ballkanase, vecanërisht në mbrojtje, gjë që është reflektuar edhe gjatë kualifikueseve: vetëm 3 herë e kanë ruajtur portën të paprekur në 9 ndeshjet e fundit. Gjithësesi të dhënat janë më të mira se të Nigerisë, që vjen në turne me vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit. Super Shqiponjat vijnë vërtetë me emra të panjohur, por tekniku Rohr shpreson të ketë formuar një grup. Wingerat Obi dhe Moses janë pedinat kryesore të gjermanit, me lojtarin e Chelsea shënuesin më të mirë me 3 gola, por Rohr shpreson shumë tek Iheanacho, që ende nuk ka treguar sa mund të vlejë. Gjermani është munduar të ekuilibrojë forcën fizike me disiplinën në skuadër, por pa i humbur karakterin ofensiv nigerianëve - ata ishin sërisht skuadra afrikane e kualifikuar që ka shënuar numrin më të lartë të golave 12.

Të këshilluara

Franca me tre sulmues kundër Australisë

Franca konsiderohet mes pretendentëve të fortë për trofeun final në Rusi, por skuadra e Didier Deschamps duhet ta përligjë këtë vlerësim në ndeshjen e parë të G...

09:44

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI