Flash

Argjentina, Messi: "Meritonim më shumë"

Lapsi.al 16 June 2018
Argjentina, Messi: "Meritonim më shumë"

Argjentina nuk ia ka dalë të mposhtë Islandën debutuese në Botëror. Djemtë e Jorge Sampaoli-t kanë marrë vetëm një pikë nga ky takim që u mbyll në shifrat 1-1. Një rezultat i sikletshëm, në veçanti për Lionel Messi-n. Ky i fundit madje dështoi të finalizonte një penallti në një moment delikat të ndeshjes. Ylli i Barcelona-s, ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij duke shtuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të kishin bërë më shumë: "Penalltia e humbur? Keqardhje për tri pikët, sepse mendoj se i meritojmë", u shpreh sulmuesi i Albiceleste-s.

Nga ana tjetër lojtari i Barças ka theksuar se Islanda u  tregua e aftë t'i neutralizonte. "Ishte e ndërlikuar, ata nuk donin të luanin. Nuk kishim hapësirë për t'i vënë në vështirësi, veçanërisht në pjesën e dytë", komentoi Messi.

Sfida e radhës e Argjentinës do të jetë ndaj një kundërshtari me eksperiencë në Botëror, Kroacisë. Megjithatë Messi nuk ndihet i shqetësuar: "Përtej faktit që mundemi gjithmonë të përmirësohemi, ne meritonim të fitonim dhe nuk e prisnim ta fillonim kompeticionin me një pikë në ndeshjen e parë. Por është ndeshja e parë dhe kemi ndeshje të tjera përpara. Duhet të vazhdojmë".

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI