Flash

Tre golat Video/ Super Ronaldo ndal i vetëm Spanjën

Lapsi.al 15 June 2018
Tre golat Video/ Super Ronaldo ndal i vetëm Spanjën

Ku do te ndalojë ai? Kështu pyet gazeta franceze L'equipe pas ndeshjes Portugali Spannjë. Kristiano Ronaldo shenjoi me forcë fillimin e këtij kampionati duke barazuar i vetëm Spanjën. Katër herë Topi i artë ka kryer një prezantim që do të mbahet mend gjatë kundrejt njërit prej favoritëve të këtij kampionati. Gazeta Franceze që i ka dhënë notën 8 sulmuesit portugez përshkruan edhe mënyrën se si shënoi ai (shikoni poshte videot e tre golave).

Ronaldo s’humbi kohë në këtë takim dhe fitoi një penallti pas vetëm katër minutave lojë, të cilën e konvertoi në gol vetë, duke i dhënë epërsinë Portugalisë.

As reagimi i spanjollëve nuk vonoi kur Diego Costa e trullosi mbrojtjen e Portugalisë për ta barazuar rezultatin në 1-1. Ronaldo doli në skenë edhe një herë në pjesë të parë, dhe me ndihmën e gabimit trashanik të David De Geas, e ktheu epërsinë e ekipit të tij.

Spanja e nisi furishëm pjesën e dytë dhe shënoi pas 10 minutave lojë, përsëri me anë të Costas, para se Nacho të shënonte gol shumë të bukur vetëm tre minuta më pas për epërsinë e Spanjës për herë të ndeshje.

Por, Ronaldo e pati fjalën e fundit në këtë ndeshje, dhe realizoi gol më të mirë të mbrëmje, duke e lënë të shtangur De Gean me një goditje nga gjuajtja e lirë.

©Lapsi.al

 

 

https://youtu.be/kvZXxIWbq3A

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI