Flash

Rrëfehet Grida Duma: Më kanë baltosur nëpër portale...

Lapsi.al 15 June 2018
Rrëfehet Grida Duma: Më kanë baltosur nëpër portale...

Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike ka qenë e ftuar ditën e sotme tek emisioni “Rudina” në Tv Klan nga ku përveç angazhimit në politikë ajo foli edhe për jetën e saj dhe marrëdhënien me djalin Darien.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë moment kur të qenit personazh publik e ka penguar, deputetja u përgjigj se “baltosja nëpër portale është një ndër to”, duke e quajtur atë “një kosto mendore”.

“Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë?

Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan. Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe.

Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush”, - është shprehur ajo.

Të këshilluara

Amina Shena nënë për herë të parë

Amina Shena e shquar gjithnjë për bukurinë dhe e krahasuar me Marilyn Monroe, është bërë sot nënë për herë të parë. Modelja shqiptare ka sjellë në jetë një djal...

19:50

Mozzik vjen në klipin e të dashurës së tij

Prej kohësh në rrjetet sociale Mozzik dhe Loredana kanë njoftuar për këngën e kësaj të fundit që do të lançonte. Ky moment erdhi, vetëm pak më parë Loredana ka ...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI