Flash

Ronaldo si Pele...shënon në katër Botërorë dhe thyen një rekord

Lapsi.al 15 June 2018
Ronaldo si Pele...shënon në katër Botërorë dhe thyen

Cristiano Ronaldo pushtoi Rusinë me mënyrën e tij: tre gola të shënuar në 90 minuta, tregolëshi i pari në këtë Botëror, goli i parë me 11 metërsh, njeriu i ndeshjes. Vështirë se një lojtar mund ti bëjë të gjitha këto në debutim, për më tepër në moshën 33 vjecare. Por cmimi në lojë është shumë i lartë. Kupa e Botës do të ishte Topi i Artë i 6 dhe kurorëzimi si lojtari më i mirë i historisë. Kush e njeh portugezin e di se kaq mjafton për ta bërë të japë maksimumin....

Me tregolëshin e shënuar Spanjës, Cristiano Ronaldo ka shkuar në gol në katër edicione të Kupës së Botës, ashtu si më parë kanë bërë vetëm Pelé, Klose e Uwe Seeler.

Gjithnjë e kudo Cristiano Ronaldo, nuk ka rëndësi nëse është klub apo përfaqësuese. Portugezi ka bërë debutimin e tij në Botërorin 2018 kundër Spanjës, duke lënë menjëherë gjurmën e tij e duke u propozuar si kandidati potencial për Këpucën e Artë.

Në fillim avantazhi me 11 metërsh, pas 4 minutash lojë, e më pas goli i dytë me bashkëpunimin xhentil të De Geas. Kryeveprën CR7 e kishte lënë në fund, me një goditje dënimi që e la portierin të palëvizur. E tre gola në një ndeshje është hap i madh edhe për titullin e golashënuesit më të mirë.

Ronaldo u bë lojtari më i vjetër që shënon tre gola në një ndeshje të Botërorit.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI