Flash

"Ishte me shumë rrezik për Salah" - Cuper zbulon arsyen

Lapsi.al 15 June 2018
"Ishte me shumë rrezik për Salah" - Cuper zbulon arsyen

Ka humbur ndeshjen në minutën e fundit, por tekniku i Egjiptit, Hector Cuper, nuk është penduar që nuk e futi në fushë yllin e tij Mohamed Salah. "Salah nuk luajti sepse dëshironim të evitonim rreziqet, por mendoj se do të jetë mirë për ndeshjen e ardhshme ". Kështu trajneri argjentinas komentoi mungesën e sulmuesit të tij kryesor në ndeshjen e parë të Botërorit. "Dje ishim të sigurtë se do të luante. por në fund u ekzaminua në detaje dhe patëm dyshime se cfarë do të ndodhte nëse do të merrte ndonjë goditje, ose rrëzohej keq ", deklaroi ish-trajneri i Inter.

"Donim të evitonim cdo rrezik të mundshëm. kemi nevojë për të kundër Arabisë Saudita e Rusisë", tha Cuper. "sigurisht që është një lojtar i rëndësishëm, askush nuk mund ta mohojë, por nëse Mo do të luante mund të ishte e rrezikshme, edhe pse nuk mund ta dimë cfarë do të ndodhte ", përfundoi tekniku i zhgënjyer nga mënyra se si humbi ndeshjen e parë, por pa u dorëzuar në shpresat e tij për kualifikim.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI