Flash

Dueli i yjeve në Grupin A - Salah sfidon dëmtimin dhe Suarez

Lapsi.al 15 June 2018
Dueli i yjeve në Grupin A - Salah sfidon dëmtimin dhe Suarez

Të njohur me fitoren me goleadë të Rusisë, në ndeshjen hapëse kundër Arabisë Saudite, për Egjiptin e Uruguajin sfida e orës 14 në Ekaterinburg Arena bëhet shumë e rëndësishme. Uruguaji është skuadra më e fortë e Grupit A, por Faraonët e Hector Cuper kërkojnë të prishin rekordin negativ me asnjë ndeshje të fituar në finalet e Kupës së Botës. Egjipti mund të ketë fituar Kupën e Afrikës për rekordin e 7 herëve, por është pa eksperiencë kur vjen puna në Botëror. Egjipti do ta nisë prezantimin e tretë në finalet e një Botërori, të parin që nga 1990, për herë të parë kundër një skuadre jo europiane.

Mo Salah nga minuta e parë...

I vëzhguari special është Mohamed Salah. Ylli egjiptian ishte shënuesi më i mirë në raundin e tretë të kualifikueseve Botërore në zonën Caf, me 5 gola nga 8 të shënuar nga Egjipti. Në këtë pikë tifozët mund të marrin frymë lirisht, sepse njeriu që i coi në Rusi do të jetë gati nga minuta e parë kundër amerikano-latinëve. Që kur lojtari i Liverpool u dëmtua, Egjipti ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje. Tekniku Cuper ka lajmëruar në konfëerencë për shtyp se sulmuesi i Liverpool do të jetë në fushë, duke favorizuar skemën e preferuar të argjentinasit 4-2-3-1. Që kur mori drejtimin në 2015, Cuper i ka dhënë disiplinë në mbrojtje Egjiptit dhe ka humbur vetëm një ndeshje me më shumë se një gol diferencë.

Tabarez, trajneri më me eksperiencë i Botërorit...

Uruguaji, dy herë fitues i Kupës së Botës, është i pamundur ndaj një kundërshtari afrikan dhe në të vetmin rast që është ndeshur me Egjiptin ka dalë fitues 2-0. Bëhet fjalë për miqësoren e vitit 2006. Dy herë fituesit e Kupës së Botës, kanë sigurisht shumë ambicje, edhe për faktin se në 8 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botëror kanë humbur vetëm një. Eksperienca e madhe e Oscar Tabaraz, në turneun e 4 në detyrë, më shumë se cdo trajner tjetër në Rusi, do të jetë arma plus për Uruguajin.

Suarez, "vrasësi" para portës...

Forca sulmuese e amerikano-latinëve është një motiv më shumë për Tabarez të jetë ofensiv, për më tepër që Suarez e Cavani janë një makineri golash: 71 gola në 99 ndeshje në nivel klubi sezonin e kaluar. Sulmuesi i Barcelonës, që do të luajë përkrah Cavanit, ka shënuar 51 gola në 98 ndeshje me Kombëtaren. Ndryshimi i vetëm në krahasim me miqësoren e fundit të Uruguajit është se Cristian Rodriguez është më i favorizuar në hierarkitë e Tabarez ndaj Nandez, ndërsa Vecino e Bentancur kanë një vend si titullar. Megjithatë, gjithcka mbetet të provohet në Ekaterinburg Arena...

Të këshilluara

Goli i pestë i Golovin për të mos u humbur

Alexander Golovin shënon golin e pestë për Rusinë, në suksesin përballë Arabisë Saudite. Lojtari që kërkohet nga Juventus realizoi golin që mbylli ndeshjen në m...

19:02

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI